![]() |
Misioni i Bibliotekės sė Kosovės :Raporti i IFLA-s/FAIFE-sė, prill 2000: Aneks 5 Dekret mbi Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare |
Dekret mbi nxjerrjen e
Ligjit mbi Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare
tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės
Kėshilli i Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, nė mbledhjen e Dhomės sė Punės sė Bashkuar, tė mbajtur mė 20 maj 1980, dhe tė kėshillit tė BVI-sė sė Kulturės, tė mbajtur mė 18 prill 1980, nxjerr dhe miraton ligjin mbi Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės.
Kėshilli Krahinor nr. 630-1180
Kryetar i Kėshillit
Dushan Ristiq
Neni 1
Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės (mė tej "Biblioteka"), e themeluar nė pajtim me Ligjin mbi Bibliotekėn Kombėtare Universitare (Gazeta Zyrtare e KSA tė Kosovės, nr. 24/70) kryen veprimtaritė e saj nė bazė tė dispozitave tė kėtij ligji.
Neni 2
Selia e Bibliotekės ėshtė nė Prishtinė.
Neni 3
Veprimtaria e bibliotekės ka njė rėndėsi tė madhe shoqėrore.
Neni 4
Pėrveē veprimtarive tė caktuara me nenin 25 dhe 27 tė ligjit mbi bibliotekat dhe veprimtaritė bibliotekare (Gazeta zyrtare e KSA tė Kosovės, nr. 24/70), kryhen edhe detyrat e mėposhtme:
- Profesionalisht mbledh, pėrpunon, konservon dhe jep nė shfrytėzim materialin bibliotekar;
- Kujdeset pėr sigurimin e literaturės sė nevojshme nga vendi dhe jashtė nga tė gjitha fushat e shkencės pėr tė pėrmbushur nevojat e hulumtimit shkencor dhe tė studimit universitar;
- Unifikon dhe bashkėrenditė veprimtaritė e pėrkatėse lidhur me punėn e bibibliografisė dhe shėrbimet e informacionet-dokumentacionit nė kuadėr tė kornizės punuese tė qendrės sė saj speciale nė Krahinėn Socialiste Autonome tė Kosovės;
- Ėshtė pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e eksponateve muzeale dhe tė materialeve bibliotekare tė shtypura apo tė kopjuara me pajime tė ndryshme teknike, nė pėrgjithėsi, nė KSA tė Kosovės nė mėnyrėn si ėshtė caktuar me statusin e bibliotekės.
- Propozon arsimimin dhe trajnimin profesional tė punėtorėve bibliotekar dhe organizon forma tė ndryshme tė trajnimit profesional;
- Bėn hulumtimin shkencor tė bibliotekave;
- Kryen punėt e tjera tė caktuara me statusin e bibliotekės.
Neni 5
Biblioteka ka statutin e saj.
Detyrat dhe procesi i punės i bibliotekės pėrcaktohen nė hollėsi me statusin e bibliotekės.
Kėshilli i KSA tė Kosovės vendos mbi dispozitat statutare qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e njė rėndėsisė sė veēantė shoqėrore.
Neni 6
BVI-ja Krahinore pėr Kulturė, BVI-ja pėr Arsim dhe BVI-ja pėr Shkencė e financojnė veprimtarinė e bibliotekės.
Mjetet financiare nga paragrafi i kėtij neni sigurohen pėrmes marrėveshjeve midis bibliotekės dhe BVI-sė pėr Kulturė, Arsim dhe Shkencė si dhe me organizatatat e tjera tė interesuara nė pajtim me veprimtaritė e kontraktuara tė projektit.
Neni 7
Organi krahinor kompetent pėr ēėshtjet kulturore e mbikqyrė anėn ligjore tė aktivitetit tė bibliotekės.
Neni 8
Biblioteka ėshtė e obliguar tė harmonizojė veprimtaritė e saj dhe udhėheqjen me kėtė dispozitė ligjore brenda gjashtė muajsh pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.
Neni 9
Pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, ligji mbi themelimin e Bibliotekės Kombėtare e Universitare (Gazeta Zyrtare e KSA tė Kosovės, nr. 24/70) anulohet.
Neni 10
Ky ligji hyn nė fuqi 8 ditė pas botimit nė Gazetėn Zyrtare tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės.
IFLA/FAIFE Office |