![]() |
Misioni i Bibliotekės sė Kosovės :Raporti i IFLA-s/FAIFE-sė, prill 2000: Aneks 6 Dekret mbi Depozitimin Ligjor |
Nė bazė tė nenit 355 tė kushtetutės sė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, jap kėtė
DEKRET MBI SHPALLJEN E LIGJIT
MBI DĖRGIMIN DHE SIGURIMIN E OBLIGUESHĖM
TĖ GJĖRAVE TĖ SHTYPURA
Shpallet Ligji mbi dėrgimin dhe sigurimin e obligueshėm tė gjėrave tė shtypura, qė e aprovoj Kuvendi Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, nė mbledhjen e Dhomės sė Punės sė Bashkuar tė mbajtur mė 24 mars 1978 dhe nė mbledhjen e Kuvendit tė Bashkėsisė vetėqeverisėse krahinore tė interesit tė kulturės tė mbajtur mė 24 mars 1978.
KK Numėr 651-2/78
Prishtinė, mė 13 prill 1978
Kryetari i Kuvendit
Iljaz Kurteshi
Neni 1
Pėr sigurimin e mundėsisė sė shfrytėzimit tė tė gjitha gjėrave tė shtypura me qėllim tė studimit dhe shfrytėzimit dhe ruajtjes sė tyre si vlera kulturale, ēdo organizatė botuese e punės sė bashkuar e shtypshkronjės nė Krahinėn Socialiste Autonome tė Kosovės ka pėr detyrė tua dėrgojė Institutit Bibliografik Jugosllav nė Beograd dhe Bibliotekės Popullore dhe Universitare nė Prishtinė pa pagesė dhe me shpenzime tė veta pesėmbėdhjetė ekzemplarė prej tė gjitha gjėrave tė shtypura ( nė tekstin e mėtejmė: ekzemplarėt e obligueshėm).
Njėsitė ushtarake dhe institucionet qė botojnė gjėrat e shtypura do tė dėrgojnė ekzemplarėt e obligueshėm tė gjėrave tė shtypura konform me dispozitat federative.
Nėse sendin e shtypur nuk e ka punuar organizata e shtypshkronjės e punės sė bashkuar, apo nė qoftė se sendi ėshtė shtypur nė botėn e jashtme nė llogari tė botuesit tė vendit, obligim dėrgimi ka botuesi.
Neni 2
Gjėrat e shtypura tė karakterit rezervat pėrjashtohen nga dėrgimi i obligueshėm, por organi, organizata e punės sė bashkuar dhe organizata tjetėr vetėqeverisėse dhe bashkėsia e cila ka dhėnė urdhėrin pėr shtypje, ka pėėr detyrė ti ruajė pėr herė mė sė paku dy ekzemplarė tė gjėrave tė kėtilla.
Neni 3
Me gjėrat e shtypura, konform me kėtė ligj, nėnkuptohen tė gjitha publikimet (librat, broshurat, separatet, reprodukimet artistike, lėndėt muzikore, revistat, gazetat, hartat gjeografike dhe atllaset e tė gjitha llojeve, katalogjet programet, panoramat etj.) dhe anekst e tyre (tabelat, grafikonet, formularėt, etj.) tė shumzuar me anė tė teknikės (makina tė shtypjes, litografi, gėshtetner, etj.,) si dhe pllaka e gramafonit, pa marrė parasysh se a janė dedikuar shpėrndarjes, respektivisht shitjes.
Neni 4
Nėse nė shtypjen e publikimit marrin pjesė mė shumė organizata tė shtypėshkronjės, ekzemplarėt e obligueshėm i dėrgon ai i cili ėshtė shėnuar nė publikim. Nėse nė publikim janė shėnuar mė shumė organizata botuese, ekzemplarėt e obligueshėm i dėrgon organizata e cila e ka pėrfunduar tė shtypurit.
Neni 5
Nė qoftė se sendi i shtypur ėshtė botuar veēanėrisht nė shumė gjuhė, apo nė shkrime tė ndryshme alfabetin (qirilicė, latin) apo nė mė shumė botime, ekzemplarėt e obligueshėm dėrgohen pėr ēdo gjuhė, ēdo shkrim dhe ēdo botim, respektivisht pėr ēdo ribotim dhe rishtypje.
Si botim i ri konsiderohet edhe ēdo botim i vjetėr qė shpėrndahet me faqen e titullit tė ndryshuar, kapakėt e ri, tekst tė plotėsuar apo tė ndryshuar me fotografi tė reja, harta, tabela etj.
Neni 6
Ekzemplarėt e obligueshėm tė gjėrave tė shtypura dhe publikimet zyrtare dėrgohen menjėherė pas daljes nga shtypi ekzemplarėt tė parė. Ata duhet tė jenė nė rregull dhe nė gjendje nė tė cilėn duhet tė shpėrndahen.
Neni 7
Publikim zyrtar, konform me kėtė ligj konsiderohet ēdo gje e shtypur qė e jep organi shtetėror si botim tė vetin zyrtar.
Neni 8
Pėrveē obligimit nga neni 1 tė kėtij ligji, botuesit e publikimeve zyrtare kanė pėr detyrė qė pa pagesė dhe me shpenzime te veta tia dėrgojnė Institutit Bibliografik Jugosllav nė Beograd, pėr nevoja tė kėmbimit ndėrkombėtar tė publikimeve zyrtare deri pesėmbėdhjetė ekzemplarė nga ēdo gjė e shtypurqė ka karakter tė publikimit zyrtar. Numrin e kėtyre ekzemplarėve e cakton nė fillim tė ēdo viti Instituti Bibliografik i Jugosllavisė.
Publikimet zyrtare me karakter rezervat pėrjashtohen nga obligimi nga alinea 1 e kėtij neni.
Neni 9
Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovės nė Prishtinė nga numri i ekzemplarėve tė obligueshėm nga neni 1 i kėtij ligji, nga njė ekzemlplarė ia dėrgon bibliotekve qendrore tė republikave socialiste dhe Bibliotekės Qendrore tė Krahinės Socialiste Autonome tė Vojvodinės, e ekzemplarė tjerė i mban pėr nevojat e veta.
Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovės, mund tė caktojė qė ekzemplarėt tjerė tė obligueshėm tia dėrgojė bibliotekave tjera nė botėn e jashtme nė kuadėr tė kėmbimit ndėrkomėtar.
Neni 10
Pėr pėrcjelljen e veprimtarisė botuese dhe kryerjen e mbikqyrjes sė ligjshmėrisė sė punės, e punės sė bashkuar nė Krahinėn Socialiste Autonome tė Kosovės, kanė pėr detyrė qė nga njė ekzemplarė tė librave, gazetave, revistave, broshurave dhe pllakave tė gramafonit, nė shpenzimet e veta tia dėrgojė organit krahinor tė administratės kompetent pėr ēėshtje tė kulturės.
Neni 11
Bibliotekat amė nė KSA tė Kosovės, nėse me kėtė ligj nuk ėshtė caktuar ndryshe kanė pėr detyrė qė nė shpenzimet e veta, tė sigurojnė mė sė paku nga njė ekzemplarė: libra, gazeta, revista, broshura, qė shtypen respektivisht qė botohen nė teritorin e Kosovės.
Neni 12
Formularėt zyrtarė dhe tregėtar, fletushkat, reklamat, shpalljet (pllaketat) shpalljet e shkurtėra dhe kumtesat me karakter privat i dėrgohen vetėm Bibliotekės Popullore dhe Universitare tė Kosovės nė Prishtinė nė nga dy ekzemplarė.
Neni 13
Organizata e shtypshkronjės dhe botuese tė punės sė bashkuar do tia dėrgojnė Institutit Bibliografik i Jugosllavisė ēdo ditė tė fundit tė muajit, raportin pėr tė gjitha gjėrat e shtypura qė i kanė shtypur, respektivisht botuar gjatė muajit, dhe kopjen e raportit tė kėtillė Bibliotekės Popullore dhe Universitare tė Kosovės nė Prishtinė dhe organit krahinor tė administartės kompetent pėr punė tė kulturės.
Njėsitė ushtarake dhe Institucionet qė i botojnė gjėrat e shtypura do tė dėrgojnė raportin nga alinea 1 i kėtij neni konform me dispozitat federative.
Eprori i organit krahinor tė administratės, kompetent pėr punė tė kulturės, do tė nxjerrė dispozitat mė tė hollėsishme pėr shėnimet qė duhet tė pėrmbajnė raportet nga alinea 1 i kėtij neni.
Neni 14
Mbikqyrjen e ligjshmėrisė sė punės nė aplikimin e dispozitave tė kėtij ligji e bėnė organi krahinor i.administratės, kompetent pėr punė tė kulturės.
Neni 15
Me dėnim nė tė holla deri 50.000 dinarė dėnohet pėr kundėrvajtje organizata punonjėse apo organizata tjetėr e punės sė bashkuar, ose personi tjetėr juridik qė ėshtė i obligueshėm ti dėrgojė gjėrat e shtypura:
- Nėse nuk i dėrgon pa pagesė pesėmbėdhjetė ekzemplarė nga tė gjitha gjėrat e shtypura (neni 1 alinea 1 dhe 3);
- Nėse gjėrat e shtypura nuk i dėrgojnė nė rregull dhe me kohė (neni 6);
- Nėse nuk i kryen obligimet ndaj Institutit Bibliografik Jugosllav nė Beograd (neni 8 alinea1);
- Nėse nuk i dėrgon nga njė ekzemplarė bibliotekave qendrore tė republikave socialiste dhe Bibliotekės Qendrore tė KSA tė Vojvodinės (neni 9 alinea 1);
- Nėse nuk i dėrgon nga njė ekzemplarė tė gjėrave tė shtypura tė cilat shtypen, respektivisht botohen nė territorin e Kosovės (neni 11);
- Nėse nuk i dėrgohet me kohė raporti Institutit Bibliografik tė Jugosllavisė, respektivisht kopjen e raportit tė tillė Bibliotekės Popullore dhe Universitare tė Kosovės nė Prishtinė dhe organit krahinor tė administratės, kompetent pėr ēėshtje tė kulturės (neni 13 alinea 1).
Pėr kundėrvajtje nga alinea 1 tė kėtij neni do tė denohet edhe personi pėrgjegjės nė organizatėn punonjėse apo organizatėn tjetėr tė punės sė bashkuar, respektivisht edhe personi tjetėr juridik me dėnim tė hollash deri nė 5.000 dinarėsh.
Neni 16
Mėnyrėn e dėrgimit tė pllakave tė gramafonit, si dhe cilės organizatė tė punės sė bashkuar dhe nė ēfarė numri do tu dėrgohen ato, e pėrcakton eprori i organit krahinor tė administratės, kompetent pėr ēėshtje tė kulturės.
Neni 17
Nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji shfuqizohet Ligji mbi dėrgimin e gjėrave tė shtypura institucioneve tė caktuara (Fletorja Zyrtare e KSA tė Kosovės, nr. 38/72).
Neni 18
Ky ligj hyn nė fuqi ditėn e tetė pas shpalljes nė Gazetėn zyrtare tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės.
IFLA/FAIFE Office |