faife_logo.jpg (2467 bytes)

Misioni i Bibliotekės sė Kosovės:
Raporti i IFLA-s/FAIFE-sė, prill 2000:


Bibliotekat nė Kosovė

 

Bibliotekat nė Kosovė

The remains of the main public library in the
    municipality of Malishevė (South-Western Kosovo), which was burned down July 1998. (malisheve.jpg (73678 bytes))

The remains of the main public library in the municipality of Malishevė (South-Western Kosovo), which was burned down July 1998.


Vlerėsimi i pėrgjithshėm
dhe plani i zhvillimit afatshkurtėr
dhe afatmesėm


Nga Carsten Frederiksen dhe Frode Bakken


 

Mision i pėrbashkėt bibliotekar i
UNESCO-s, KIE-sė
dhe IFLA-s/FAIFE-sė

 


Pėrmbajtja

1. PĖRMBLEDHJE

2. HYRJE

3. VLERĖSIM I PĖRGJITHSHĖM I SITUATĖS SĖ TASHME

3.1 Bibliotekat nė Kosovė para luftės
3.2 Administrimi dhe drejtimi i bibliotekave
3.3 Legjislacioni dhe rregulloret mbi bibliotekat
3.4 Shkatėrrimet dhe dėmet
3.5 Akuzat dhe pėrgjegjėsia pėr shkatėrrimet
3.6 Perspektivat e bashkėpunimit dhe pajtimit

4. VLERĖSIM I VEĒANTĖ I INSTITUCIONEVE DHE SEKTORĖVE

4.1 Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės
4.2 Bibliotekat akademike dhe ato tė fakulteteve
4.3 Bibliotekat publike

4.3.1 Rrethi i Prishtinės
4.3.2 Rrethi i Pejės
4.3.3 Rrethi i Mitrovicės
4.3.4 Rrethi i Gjilanit
4.3.5 Rrethi i Prizrenit

4.4 Bibliotekat shkollore
4.5 Bibliotekat fetare dhe koleksionet e librave
4.6 Ambienti profesional dhe bibliotekar
4.7 Pėrfundimet e pėrgjithshme

5. REKOMANDIMET - PLANI I ZHVILLIMIT AFATMESĖM DHE AFATGJATĖ

5.1 Parimet dhe supozimet themelore
5.2 Projekti i Bibliotekės i Kosovės 2000+

5.2.1 Konzorciumi i Bibliotekės i Kosovės

5.3 Programet e veēanta

5.3.1 Programi i legjislacionit dhe administrimit
5.3.2 Programi i shėrbimit tė bibliotekės lėvizėse
5.3.3 Programi i rindėrtimit
5.3.4 Programi i librave dhe leximit
5.3.5 Programi i teknologjisė informative
5.3.6 Programi i trajnimit dhe zhvillimit profesional
5.3.7 Programi i trashėgimisė kulturore
5.3.8 Programi i fėmijėve dhe rinisė
5.3.9 Programi i qasjes sė hapur
5.3.10 Programi i pėrkrahjes sė iniciativės
5.3.11 Programi i binjakėzimit

6. ANEKSET

Aneks 1: Orari i vizitave
Aneks 2: Lista e personave tė konsultuar
Aneks 3: Raport nga Biblioteka Kombėtare dhe Universitare
Aneks 4: Ligji mbi Veprimtaritė Bibliotekare dhe Bibliotekat
Aneks 5: Dekreti mbi Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare
Aneks 6: Dekreti mbi Depozitimin Ligjor
Aneks 7: Photos


1. Pėrmbledhje

Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė dhe profesionistėt e bibliotekave nė Kosovė pėrballohen me detyrėn madhore tė rekonstruktimit tė ndėrtesave tė bibliotekave dhe rithemelimin e shėrbimve bibliotekare nė tė gjitha nivelet.

Ky ėshtė konkludimi i pėrgjithshėm prej njė vlerėsimi tė situatės qė ka tė bėjė me bibliotekat, i kryer mga misioni i pėrbashkėt i UNESCO-s, Kėshillit tė Evropės (CoE) dhe nga Federatės Ndėrkombtare tė Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare, IFLA.

Misioni ėshtė realizuar nė periudhėn prej 25 shkurtit, deri mė 7 mars, nga z.Carsten Fredriksen, zėvendėsdrejtor i Zyrės sė IFLA-s/FAIFE-sė nė Kopenhagė tė Danimarkės, dhe z.Frode Bakken, Kryetar i Shoqatės Bibliotekare tė Norvegjisė. Misioni ka qenė zemėrgjerėsisht i pėrkrahur nga organizatat bibliotekare nė Skandinavi.

Biblioteka Kombėtare dhe Universitare dhe biblioteka tė tjera tė veēanta janė duke u shkatėrruar, ruajtja e materialeve tė shkruara ėshtė e rrezikuar dhe sistemet nacionale pėr t’i regjistruar dhe shprėndarė dokumentet janė praktikisht jashtė funksionit. Pjesė tė mėdha tė koleksioneve tė vlefshme nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare janė larguar dhe, me siguri, janė shkatėrruar nė periudhėn prej 1990-1999.

Shumė biblioteka publike dhe shkollore, posaēėrisht nė fshatėra, janė djegur plotėsisht, ndėrsa tė tjerave u janė marrė dhe shkatėrruar koleksionet e librave, ndėrsa ato tė cilat ende veprojnė vuajnė prej pasojave tė gati 10 vjetėve tė lėnies pas dore tė furnizimeve. Nė tė njėjtėn kohė, shumė libra tjerė janė djegur me djegien e shtėpive tė pėrdoruesve. Diku rreth gjysma e furnizimeve tė tė gjitha bibliotekave publike kanė humbur. Njė pjese tė madhe tė librave tė mbetura ose iu ka dalė koha ose janė irelevante pėr banorėt locale, pėr shkak tė karakterit tė tyre ideologjik, linguistik ose etnik. Praktikisht tė gjitha pajisjet janė marrė dhe shumica e punonjėsve tė tashėm duhet tė trajnohen pas njė periudhe tė gjatė pa praktikė profesionale dhe arsimim sisitematik.

Nuk ka bashkėpunim, e as edhe kontakt, nė mes tė profesionistėve tė shumicės shqiptare dhe profesionistėve nė enklavat etnike serbe.

Nė pėrgjithėsi, ka njė nevojė tė madhe pėr dhoma leximi, literaturė tė fėmijėve, literaturė bashkėkohore profesionale dhe qasje ndaj teknologjisė sė re. Tash ėshtė e nevojshme pėrkrahja ndėrkombėtare me fonde dhe ndihmė profesionale pėr t’i rikonstruktuar bibliotekat dhe njė rrjet punues tė bibliotekave.

Shėrbimet bibliotekare mund tė jenė njė vegėl e rėndėsishme dhe shumė lehtė e pėrdorshme pėr promiovimin e leximit, arsimit dhe kulturės nė njė rajon me pak ose aspak sende tjera tė ofruara dhe pėr njė popull me njė pjesė tė madhe tė fėmijėve dhe tė rinisė. Bibliotekat mund tė ēelin porta lokale kah dijenia, ta reflektojnė shumėsinė dhe lloj-llojshmėrinė e shoqėrisė dhe ta pėrkrahin procesin e demokratizimit, sidomos nė vendet si Kosova.

Misioni i Bibliotekės sė Kosovės propozon njė plan veprimi tre deri nė katėr vjetėsh, Projektin e Bibliotekės sė Kosovės 2000+, pėr riaftėsimin dhe sforcimin e bibliotekave nė Kosovė. Plani pėrfshin projekte afatshkurta dhe pėrpjekje pėr t’i treguar strategjitė afatgjata.

Plani propozon themelimin e njė organi me punė nė kohė tė kufizuar, Konzorciumi i Bibliotekės i Kosovės, qė duhet tė pėrfshijė vepruesit vendor dhe donatorėt e mėdhej ndėrkombtar si dhe organizatat ndėrkombtare qė ofrojnė ekspertizė dhe kėshilla profesionale. Brenda kėsaj kornize do tė mund tė zhvillohej njė plan mė i hollėsishėm dhe mė i elaboruar.

Plani i veprimit pėrfshin themelimin e njė vistre prej 11 programeve tė veēanta, secili prej tė cilėve do tė mbulonte nevoja dhe aspekte tė ndryshme tė aktiviteteve bibliotekare:

  1. Programi legjislativ dhe administrativ

  2. Programi i shėrbimit tė bibliotekės lėvizėse

  3. Programi i rindėrtimit

  4. Programi i librave dhe i leximit

  5. Programi i teknologjisė informative

  6. Programi i trajnimit dhe zhvillimit professional

  7. Programi i trashėgimisė kulturore

  8. Programi i fėmijėve dhe rinisė

  9. Programi i qasjes sė hapur

  10. Programi i mbėshtetjes sė iniciativės

  11. Programi i binjakėzimit

Programet e sugjeruara ndryshojnė pėr nga natyra dhe pesha financiare. Njė vlerėsim paushal i menjehėrshėm i fondeve tė duhura pėr masat themelore afatshkurta kap shumėn prej 14 milionė DM.

Programi i parė i ravijėzon themelet strukturale mbi tė cilat mund tė bazohet procesi i rehabilitimit. Pesė programet, tė cilave iu duhet iniciativė e menjėheshme dhe njė pjesė e madhe e financimit nga jashtė, janė: Programi i Bibliotekave Lėvizėse, Programi i Rindėrtimit, Programi i trajnimit dhe zhvillimit profesional, Programi i librave dhe i leximit dhe Programi i Teknologjisė informative. Ka korelacione tė rėndėsishme ndėrmjet kėtyre programeve: Rindėrtimi i ndėrtesave ėshtė detyrė afatgjate e cila mund t’i marrė disa vjetė. Pėr kėtė arsye, sugjerohen bibliotekat lėvizėse si njė iniciativė pak a shumė kompenzuese. Vetė ndėrtesat nuk kanė vlerė pa libra, teknologji dhe profesionistė tė kualifikuar tė bibliotekave.

Programi i trashėgimisė kulturore ka pėr qėllim tė ofrojė zgjidhje praktike pėr nevojat urgjente tė ruajtjes dhe sigurisė. Programi i fėmijėve dhe rinisė dhe Programi i qasjes sė hapur janė mė shumė tė njė natyre bibliotekare politike me qėllimin qė t’i reformojnė dhe t’i forcojnė disa aspekte tė rėndėsishmė tė rolit shoqėror tė bibliotekave. Dy programet e fundit sygjerojnė themelimin e veglave tė veēanta pėr ta siguruar dhe pėr ta promovuar pėrfshirjen dhe pjesėmarrjen e vendėsve.


2. Hyrje

Rezoluta 1244 e Kėshilit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara i jep pėr detyrė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK-ut) "kryerjen e veprimeve themelore administrative civile" dhe "organizimin dhe mbikqyrjen e zhvillimit tė institucioneve tė pėrkohshme pėr vetėqeverisjen demokratike dhe autonome" nė Kosovė.

Qė ta pėrgatisin njė vlerėsim tė gjendjes sė bibliotekave dhe pėr t’i themeluar udhėrrėfyesit themelorė, UNESCO-ja, Kėshilli i Evropės dhe IFLA/FAIFE-ja, e kanė organizuar njė mision ekspertėsh pėr qytetet kryesore tė Kosovės. Nė kohėn prej 25 shkurtit, deri mė 7 mars, z.Carsten Fredriksen, zėvendėsdrejtor i zyrės sė IFLA/FAIFE-sė nė Kopenhagė tė Danimarkės, dhe z.Frode Baken, kryetar i Shoqatės sė Bibliotekave tė Norvegjisė, i kanė vizituar bibliotekat nė tė gjitha rajonet mė tė mėdha tė Kosovės.

IFLA (Federata Ndėrkombėtare e Shoqatave Bibliotekare) merret me rolin e bibliotekave nė ndėrtimin dhe mbajtjen e demokracisė. IFLA/FAIFE-ja (Qasje e lirė nė informata dhe liria e tė shprehurit) ėshtė njė iniciativė pėrbrenda IFLA-sė pėr t’i mbrojtur dhe promovuar tė drejtat themelore njerėzore tė definuara nė nenin 19 tė Deklaratės Univerzale tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Njeriut. Prioriteti numėr njė nė punėn e IFLA/FAIFE-sė ėshtė qė: "Ta promovojė lirinė e qasjes nė informata dhe lirinė e tė shprehurit si tė drejta themelore njerėzore, qė janė gurthemele me rėndėsi jetike pėr misionin e bibliotekave dhe bibliotekistėve pėr t’i msbėshtetur tė drejtat njerėzore, paqen, demokracinė dhe zhvillimin".

Komisioni dhe Zyra e IFLA/FAIFE-sė e ēon pėrpara qasjen e lirė nė informata dhe lirinė e tė shprehurit nė tė gjitha aspektet qė kanė tė bėjnė me bibliotekat dhe profesionin e bibliotekarisė. IFLA/FAIFE e mbikqyrė gjendjen e lirisė intelektuale pėrbrenda komunitetit bibliotekar anembanė botės, e pėrkrahė zhvillimin e politikės sė IFLA-sė dhe bashkėpunimen me organizatat e tjera ndėrkombtare pėr tė drejtat njerėzore pėrgjigjet ndaj shkeljes sė qasjes sė lirė nė informata dhe lirinė e tė shprehurit.

UNESCO-ja, OSBE-ja dhe Kėshilli i Evropės e kanė pėrkrahur misionin edhe financiarisht e edhe me logjistikė. UNESCO-ja, nė bashkėpunim tė pėrafėrt me administratėn civile tė UNMIK-ut nė Prishtinė, e ka themeluar njė kontratė konsultuese me Z. Frederiksen dhe e ka ndihmuar organizimin e misionit nė Kosovė. Ngjashėm, Kėshilli i Evropės (KE) ka lidhur kontratė me z.Frederiksen dhe zyra e Sekretariatit tė KE-sė nė Prishtinė e ka ndihmuar misionin me sende praktike.

Pėr mė shumė, misioni ka marrė ndihmė praktike prej Shtabit tė OSBE-sė nė Prishtinė dhe ndihmė tė madhe financiare prej organizatave bibliotekare nė Skandinavi: Bibliotekarfobundet/ Bashkimi i Bibliotekistėve danezė (BF), Bibliotekarfobundet/ Bashkimi i Bibliotekistėve Norvegjezė (BF), Forskeforbundets Fagbibliotekarforening/ Bashkimi i Bibliotekistėve tė Veēantė (FBF), Norvegji, dhe Bibliotekarieförbundet/ Shoqata Suedeze Bibliotekare, (BF), Suedi. Kėto organizata kanė ofruar fonde pėr pėrkthime, interpretime, transport lokal, banim etj.

Pėr ta pėrgatitur vlerėsimin e situatės qė ka tė bėjė me arkivat, UNESCO-ja, KE-ja dhe Kėshilli Ndėrkombėtar pėr Arkiva (ICA) nė dhjetor tė 1999-ės organizuan njė mission paralel ekspertėsh nė Kosvė, tė cilin e ka zbatuar Z. Bruce Jackson, Arkivist Qarku, Zyja e Regjistrit tė Lankashirit, Preston, Mbretėria e Bashkuar. Misioni i Bibliotekave ėshtė i bazuar nė dhe kushtet dhe pėrvojat e njėjta qė i ka pasur dhe mbledhur z.Jackson.

Misioni i Bibliotekave tė Kosovės ka pėr qėllim t’i mbulojė tė gjitha katėgoritė e bibliotekave dhe ėshtė mbėshtetur nė kėto pika:

  1. Ta vlerėsojė situatėn e tanishme tė bibliotekave nė Kosovė duke e pėrfshirė vlerėsimin e shkatėrrimit dhe dėmtimevė tė bibliotekave;

  2. Ta vlerėsojė situatėn nė fushėn e drejtimit tė bibliotekave nė administrimet ekzistuese;

  3. Ta vlerėsojė situatėn ligjore me drejtimin e bibliotekave;

  4. Tė kėshillojė pėr masat afatshkurta dhe afatgjata qė duhen ndėrmarrė pėr ta siguruar mbulesėn e duhur ligjore tė bibliotekave dhe ēėshtjeve tė lirive intelektuale; duke e marrė parasysh rėndėsinė e bibliotekave si porta vendase kah dijenia, promovimin e qasjes sė barabartė dhe reflektimin e pluralitetit dhe llojllojshmėrisė sė shoqėrisė si instrumente pėr ta pėrkrahur procesin e demokratizimit;

  5. Tė kėshillojė nė pėrfshirjen e komponentave tė drejtimit tė bibliotekave nė programet e rehabilitimit;

  6. Tė bėjė rekomandime mbi masat qė duhet ndėrmarrė pėr t’i mbrojtur bibliotekat e rrezikuara dhe pėr ta rindėrtuar njė sistem funksional tė bibliotekave nė Kosovė;

  7. T’ia dorėzojė UNESCO-s, jo mė vonė se mė 31 mars 2000, njė raport tė misionit nė Kosovė, duke pėrfshirė:

    1. Njė vlerėsim tė pėrgjithshėm pėr situatėn;

    2. Njė plan pėr veprim tė menjėhershėm duke pėrfshirė rekomandimet pėr veprim tė dėrguara UNESCO-sė dhe UNMIK-ut;

    3. Rekomandimet pėr UNMIK-un qė nė mėnyrė adekuate t’i mbulojė ēėshtjet e bibliotekave nė projektet e rindėrtimt;

    4. Njė listė tė disa projekteve tė vogla pėr pėrmirėsimin e mėnjėhershėm tė situatės;

    5. Njė plan zhvillimi afatmesėm pėr konsolidimin e situatės;

Ky raport ka pėrdorur njė konvencion qė pėrdoret prej shumė organizatave ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė duke i pėrdorur emėrtimet nė gjuhėt shqipe dhe atė serbe tė komunave dhe qyteteve tė mėdha kur pėrmenden pėr herė tė parė, e mandej sipas nevojės. Mė vonė nė tekst janė pėrdorur emėrtimet nė gjuhėn shqipe. Pėr mė shumė, emėrtimet shqipe janė pėrdorur pėr emrat e fshatrave nė rajonet ku shumica janė shqiptarė dhe ato serbe nė rajonet ku shumica e popullsisė pėrbėhet nga serbė etnikė.

Vendimi pėr t’i pėrdorur emėrtimet nė gjuhėn shqipe si referencė fillestare ėshtė bėrė pjesėrisht pėr faktin se shumica e hartave tė detajuara qė i kemi pėrdorur kanė qenė nė gjuhėn shqipe (tė prodhuara nė Shqipėri) dhe pjesėrisht pėr faktin se kėto emėrtime sot pėrdoren mė sė shpeshti. Kjo zgjedhje pra nuk implikon ndonjė pozicionim politik mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės, por reflekton njė qasje praktike e pragmatike.

Janė disa probleme tė pėrgjithshme gjatė marrjes sė informatave nė Kosovė, tė cilat duhet tė pėrmenden kėtu, pėr shkak se deri nė njė masė kanė ndikim nė gjetjet e misionit. Komunikimi nė Kosovė ėshtė shumė i vėshtirė. Edhe pse rajoni ėshtė fare i vogėl, transporti merr kohė sepse rrugėt janė shumė tė kėqia dhe trafiku shpesh kaotik. Sistemi i telefonave shpesh nuk funksionon fare dhe nuk ka sistem postal. Ėshtė gati e pamundur tė caktohen takime me njerėz prej jashtė Kosove dhe ėshtė vėshtirė edhe nėse jeni brenda nė Kosovė. Nė pėrgjithėsi, duhet tė vini nė takim dhe tė shpresoni tė keni fat. Ka shumė pak makina fotokopjuese, qė do tė thotė se ėshtė vėshtirė tė mblidhen dokumentacione fizike.

Ndarja nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve e bėnė tė vėshtirė vėrtetimin e informative, sepse tė dyja palėt kanė pak njohuri dhe interes pėr punėt jashtė rajoneve tė tyre. Njerėzit, tė cilėt do tė kishin mundur tė kunėrshtonin ose vėrtetonin nuk janė mė. Pėr mė shumė, ka njė traditė tė kufizuar nė punėn me statistikat dhe shifrat dhe koncepti i kohės dhe datimit tė ngjarjeve bėhet pėrafėrsisht; p.sh., po t’i kishim mbledhur numrat e banorėve ashtu si na janė dhėnė nė qytete dhe fshatra tė ndryshme, atėherė numri i pėrgjithshėm i banorėve tė Kosovės do tė na dilte shumė mė i madh se qė ėshtė nė tė vėrtetė.

Si i huaj, gjatė mbledhjes sė tė dhėnave duhet tė mbeshtetesh nė pėrkthyes. Tė shumtėn e rasteve kėta nuk janė pėrkthyes profesionalė, por janė studentė, mėsues ose punonjės tė institicioneve qė kanė ca njohuri tė ndonjė gjuhe tė huaj. Ndonjėherė kėta pėrkthyes pėrgjigjen e vet nė pyetje dhe ndonjėherė fjalime tė gjata lidhur me njė ēėshtje rezultojnė me njė marrėveshje qė tani jepet si pėrgjegje. Ndėrrimi i fakteve dhe tregimeve gjatė bisedės nuk ėshtė i pazakonshėm. Pėrgjegjet ndonjėherė reflektojnė dėshirėn pėr t’iu pėrshtatur nevojave tuaja ose tė donatorėve ose thjesht bėhen pėr mirėsjellje. Po ashtu, duhet marrė parasysh korektesa politike dhe agjenda politike vendėse.

Pikat e referencės pėr misionin tonė kanė qenė shumė ambicioze dhe e kanė pėrfshirė vlerėsimin e tė gjitha kategorive tė bibliotekave nė Kosovė. Pėr shkaqe praktike - koha e kufizuar qė e kishim nė Kosovė dhe fakti se ekspertėt e tjerė profesionistė e kanė bėrė hetimin e arkivave, bibliotekave akademike dhe atyre fetare, na kanė bėrė qė tė pėrqendrohemi nė bibliotekat qė shėrbejnė publikun nė pėrgjithėsi. Pėr kėtė arsye, informatat qė janė dhėnė nė raportin tonė mbėshteten nė pėrvojat tona dhe informatat qė na i kanė dhėnė tjerėt. Burimet kryesore janė raportet e ekspertėve si vijojnė:


3. Vlerėsim i pėrgjithshėm i situatės sė tashme

Nė mars tė vitit 2000, veprimet e ndihmės ndėrkombėtare nė Kosovė kanė levizur prej reagimit urgjent nė rehabilitimin dhe zhvillimin afatgjatė, pas nėntė muajsh tė operacionit mė tė madh deri mė tash tė ndihmės nė dollarė tė harxhuar pėr krye banori. Sipas UNHCR-sė, pėrqėndrimi i organizatave humanitare po lėviz nė fusha kyēe, si p.sh., nevoja pėr ta rindėrtuar sundimin e sė drejtės dhe tė ēohet pėrpara toleranca nė gjithė Kosovėn. Zėvendėsi i Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr Ēėshtje Humanitare, Dennis McNamara, e ka aprovuar kėtė tranzicion nė rindėrtim dhe rehabilitim. Nė njė konferencė shtypi nė mars tė kėtij viti, ai lajmėroi se Sekretari i Pėrgithshėm e ka pranuar rekomandimin qė shtylla humanitare e UNMIK-ut tė shuhet kah mesi i vitit 2000, sepse atėherė nuk do tė ketė nevojė pėr rol humanitar tė pėrmasave tė mėdha.

Nė sektorin e arsimit, vėmendja ėshtė pėrqendruar nė riparimin dhe pajisjen e shkollave dhe nė furnizimin me libra. Konzorciumi i teksteve mėsimore, qė e pėrfshin UNICEF-in, fondacionin SOROS-in dhe njė botues lokal tė quajtur Libri Shkollor, ėshtė duke e mbikėqyrė shtypjen e librave tė ri me fondacione prej disa burimeve qeveritare ndėrkombtare dhe vendore. Pėr shembull, CIDA e Kanadasė (Organizata Kanadeze pėr Zhvillim Ndėrkombtar) i ka dhėnė 1 milion dollarė pėr kėtė qėllim.

Tash pėr tash, nuk duket tė ketė ndonjė pėrpjekje sisitematike pėr t’u marrė me nevojat e bibliotekave tė Kosovės, duke e pėrfshirė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare, bibliotekat e fakulteteve brenda Universitetit tė Prishtinės si dhe rrjetėn e bibliotekave komunale dhe provinciale, e pėr ato tė shkollave as qė mund tė flitet. Projektet dhe aktivitetet e deritashme janė bėrė ad-hoc dhe kanė qenė sporadike, edhe pse disa prej iniciativave mė tė reja e theksojnė ekzistencėn e njė rrjeti pune mes bibliotekave dhe koordinimin e gjithmbarshėm.

3.1 Bibliotekat nė Kosovė para luftės

Deri nė fillimin e luftėrave civile dhe shkatėrrimin e Federatės Jugosllave nė vitet 1992-1993, ēdonjėra nga gjashtė republikat dhe dy krahinat autonome nė Jugosllavi kanė pasur biblioteka kombėtare, tė cilat i kanė ndėrtuar koleksionet e tyre tė librave me depozitime ligjore tė tė gjitha punimeve tė botuara nė vend. Biblioteka Kombėtare e Kosovės, sikur edhe bibliotekat e secilės prej republikave dhe krahinave tjera, ka pasur pėrgjegjėsi tė veēantė pėr publikimet prej rajonit tė vet dhe ato publikime qė kanė pasur tė bėjnė me atė rajon e qė janė publikuar gjetiu. Bibliotekat Kombėtare kanė ofruar informim tė plotė mbi tė gjitha rrjetat informative nė territorin e tyre, duke e marrė rolin e qendrave promovuese tė bibliotekave qendrore brenda sistemit dhe janė pėrkujdesė pėr trajnimin profesional. Tė gjitha biblotekat kombėtare kanė marrė pjesė nė ndėrtimin e njė katalogu tė pėrbashkėt, i cili ndodhet nė Internet qysh prej vitit 1988.

Biblioteka Kombėtare e Kosovės, po ashtu, ka qenė edhe bibliotekė universitare e Universitetit tė Prishtinės. Kjo bibliotekė i ka koordinuar aktivitetet e bibliotekave akademike nė Kosovė tė vendosura nė fakultete tė ndyshme dhe nė institute tė ndryshme hulumtuese ose arsimore. Disa biblioteka speciale kanė qenė nėpėr institucione industriale, shoqėrore, shkencore dhe kulturore, sikur kompanitė e minierave nė veri tė Mitrovicės, p.sh. Fakulteti i Xehetarisė dhe biblioteka e Ndėrmarrjes Xehėtare nė Zveēan "Trepēa".

Bibliotekat publike kanė ofruar shėrbime themelore bibliotekare nė komunitetet vendore dhe kanė ofruar mbėshtetje institucionale pėr aktivitetet arsimore dhe kulturore. Bibliotekat publike kanė qenė tė financuara nga autoritetet vendore, mirėpo me ndihmėn e autoriteteve qendrore. Ndihma e tillė ėshtė dhėnė pėr blerjen e materialeve dhe pajisjeve pėr biblioteka dhe kur janė themeluar bibliotekat e reja, kjo zakonisht ėshtė bėrė me ndihmėn e Ministrisė sė Kulturės. Koleksionet e bibliotekave publike zakonisht kanė qenė tė pėrbėra prej librave dhe periodikėve tė publikuar nė vend, derisa librat nė gjuhėt e huaja zakonisht janė mbledhur vetėm prej bibliotekave akademike, hulumtuese dhe atyre speciale. Shumica e bibliotekave kanė pasur dhe ende kanė grumbuj tė mbyllur.

Shumė prej bibliotekave publike nė qytetet e mėdha janė gjendur brenda kornizės sė Shtėpive lokale tė Kulturės dhe nė shumė fshatra bibliotekat kanė qenė biblioteka tė kombinuara duke e shėrbyer edhe publikun e pėrgjithshėm dhe duke shėrbyer si bibliotekė e shkollės. Bibliotekat e shkollave kanė qenė nėn juridiksionin e autoriteteve tė arsimit dhe secila shkollė fillore dhe e mesme ka qenė e obliguar ta ketė njė bibliotekė. Mirėpo, para luftės, njė numėr i madh i shkollave nuk i kanė pasur bibliotekat e tyre. Statistikat zyrtare tregojnė se nė vitin 1989 ka pasur 967 shkolla fillore dhe 69 shkolla tė mesme nė rajonin e Kosovės dhe vetėm 328 biblioteka shkollore (Figura 1). Shumė pak prej tyre i kanė pasur tė themeluara bibliotekat e tyre dhe shumė nxėnės janė drejtuar nė biblioteka publike pėr t’i gjetur librat e tyre. Njė shumė e madhe e buxhetit tė bibliotekave publike ėshtė dashur tė shpenzohet pėr blerjen e teksteve shkollore.

Nė ish-Jugosllavi ēdo republikė dhe krahinė autonome e ka pasur ligjin e vet tė bibliotekave. Ligji i Bibliotekave tė Kosovės ėshtė aprovuar me 28 prill 1978 (KK nr. 630-2/77). Nuk ka pasur ligj tė nxjerrė nga niveli federativ pėr bibliotekat, mirėpo rregulloret, tė ashtuquajturat standarde minimale pėr bibliotekat publike dhe ato akademike, janė adoptuar nga Unioni i atėhershėm i Asociacioneve Bibliotekare tė Jugosllavisė. Kėto standarde caktonin numrin e punonjėsve, numrin e vėllimeve, hapėsirėn dhe pajisjet, standarded bibliografike pėr pėrpunimin e materialeve tė bibliotekave etj., pėr lloj tė veēantė tė bibliotekės. Duket se shumė biblioteka nuk i kanė pėrmbushur standardet, po prapėseprapė janė lejuar tė punojnė.

Figura 1.

Bibliotekat nė Kosovė para vitit 1999:
Numrat dhe vėllimet e librave

1989

1992

1995

Bibliotekat hulumtuese dhe tė veēanta:

36

31

34

Vėllimet e librave:

927.000

213.000

810.000

Bibliotekat publike:

176

78

59

Vėllimet e librave:

1,927.000

1,859.000

1,080.000

Bibliotekat shkollore:

328

146

144

Vėllimet e librave:

1,224.000

639.000

578.000

Burimi i vitit 1989-ės: Vjetari Statistikor i Jugosllavisė: 1989, Beograd: Instituti Federativ i Statistikės, 1991
Burimi i vitit 1992 dhe 1995: Vjetari Statistikor i Jugosllavisė: 1999, Beograd: Instituti Federativ i Statistikės, 1999

Vini re, tė dhėnat statistikore pėr bibliotekat janė mbledhur nga Instituti Federativ i Statistikės pėr ēdo tri vjet dhe pėr kėtė shkak intervalet janė trivjeēare. Nuk ka tė dhėna mbi punonjėsit e bibliotekave.

Figura 2.

Bibliotekat universitare dhe publike nė Kosovė prej 1975-1990:
Numrat dhe pėrkatėsia etnike

1975-1990

1999 deri para luftės

Shqiptare:

107

37

Serbe:

20

37

Tė tjera:

17

6

Totali:

144

80

Burimi: UNESCO: rapport de Mission au Kosovo, Ros Borath, 1-30 nėntor, 1999.

Mospėrputhjet nė numrin e bibliotekave tė regjistruara nė mes tė figurės 1 e 2 dhe figurės 3 nė faqen 16, tregojnė pėr problemin e pėrgjithshėm tė mbledhjes sė tė dhėnave nė Kosovė. Habia vjen prej disa faktorėve. Edhe informatat praktike kanė ngjyrime nacionale politike dhe implikime etnike dhe ambicie tė cilat varen prej fuqisė politike dhe kohėrave. Pėrpilimi i tė dhėnave ėshtė i parregullt dhe bėhet pa kujdes. Gjendja dhe ekzistenca e bibliotekave tė tashme ėshtė e paqartė dhe definicionet e kategorive tė ndryshme tė bibliotekave, shkollore, publike ose akademike, janė tė paqarta.

3.2 Drejtimi dhe administrimi i bibliotekave

Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė KB-sė, ia beson Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė "kryerjen e veprimeve themelore administruese civile" dhe "organizimin dhe mbikėqyrjen e institucioneve tė pėrkohshme pėr vetqeverisje demokratike dhe autonome" nė Kosovė.

Karakteristikė e trashėgimisė nga sistemi i kaluar administrues ėshtė modeli i aktiviteteve tė dirigjuara nga shteti, me punojnėsit kulturorė tė punėsuar nga shteti, me privilegjim tė madh tė trashėgimisė dhe istitucioneve serbe dhe, nga ana tjetėr, diskriminim tė kulturės sė shqiptarėve tė Kosovės (institucionet kulturore shqiptare e humbėn pėrkrahjen prej shtetit). Tė gjithė kėta faktorė janė tė kombinuar me finacim tė pamjaftueshėm dhe neglizhencė tė tėrė sektorit gjatė dhjetė vjetėve tė fundit.

Kėshilli Tranzitor i Kosovės ėshtė niveli mė i lartė i organizimit konsultues tė kosovarėve me Administratėn e Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara. Kėshilli i Pėrkohshėm Administrativ (KPA-ja), ka vendosur qė 19 departamentet administrative do tė bashkadministrohen nga UNMIK-u dhe udhėheqėsit politikė kosovarė nė tė ashtuquajturėn SPPS (Struktura e Pėrbashkėt e Pėrkohshme Administrative). Mė 28 shkurt 2000, KPA-ja e ka emėruar znj.Edi Shukriu, kryesuesen e Lidhjes sė Gruas, si bashkėdrejtuese tė Departamentit tė Kulturės. Fatkeqėsisht, ne nuk e kami pasur mundėsinė tė takohemi me znj.Shukriu dhe bashkėdrejtuesi, z.Gonzalo Retamal Poully, ende nuk kishte arritur nga Kili. Lidhja jonė me administratėn qendrore tė UNMIK-ut ėshtė bėrė nėpėrmjet znj.Sarah Isakson, tash pėr tash, e vetmja punonjėse e dedikuar pėr kulturė, dhe z.Tom Koenigs, kryesues i Shtyllės II tė Administratės Civile.

Buxheti i UNMIK-ut pėr bibliotekat publike dhe arkivat pėr vitin 2000 vlerėson se ka 335 punonjės dhe dedikon shumėn prej 1,061.280 DM pėr pagat e tyre, derisa tė mirat dhe shėrbimet tjera bėjnė 307.346 DM. Buxheti total i UNMIK-ut pėr bibliotekat publike dhe arkivat ėshtė 1,368.626 DM. Duhet tė vihet re se buxheti do tė rishikohet kur tė ketė tė dhėna mė tė sakta mbi numrin e punonjėsve dhe numrin e institucioneve. Totali i buxhetit tė UNMIK-ut pėr kulturė arrin shumėn prej 4,650.483 DM dhe pėrveē arkivave dhe bibliotekave pėrfshin artet, muzetė, institucionet kulturore dhe sportet (1,000.000 DM).

Punonjėsit e bibliotekave ende nuk kanė marrė paga tash e njė vit pas mbarimit tė luftės. Pagimi i bibliotekistėve dhe i punonjėsve tjerė publikė filloi vetėm nė mars 2000. Numri i saktė i tė punėsuarve ende nuk dihet, sepse UNMIK-u nuk ka informata prej disa komunave. Sidoqoftė, shifrat e vėrteta duhet tė jenė dikund pak mė tė larta se 335. Vetėm numri i bibliotekave publike ka qenė dikund rreth 180 para vitit 1990 dhe sot vlerėsohet tė jetė sė paku 118, prej tė cilave shumica kanė 1 ose 2 tė punėsuar. Paga mesatare ėshtė dikund rreth 250-350 DM nė muaj. Sipas njė vlerėsimi tė z.Gėrguri, bibliotekat i kanė punėsuar dikund rreth 600 bibliotekistė.

3.3 Legjislacioni dhe rregulloret lidhur me bibliotekat

Situata me legjislacionin nė Kosovė ėshtė ende paksa e paqartė dhe administrata e UNMIK-ut ende mundohet ta gjejė rrugėn nėpėr fushat e ndryshme shoqėrore, pėr ta qartėsuar statusin ligjor. Sipas rregulloreve 2000/24 dhe 25 tė UNMIK-ut, ligjet qė janė zbatuar nė Kosovė para shpėrbėrjes sė Parlamentit tė Kosovės, nė vitin 1989, vlejnė ende, derisa tė mos zėvendėsohen ose ndėrrohen me ligje dhe rregullore tė reja.

Biblioteka Kombėtare dhe Universitare mban kopje tė tė gjitha ligjeve qė vlejnė ose kanė qenė valide nė Kosovė. Drejtori, z.Gėrguri, na i ka dhėnė kopjet e tri teksteve ligjore qe kanė tė bėjnė me bibliotekat: Ligji mbi bibliotekat, Dekreti mbi Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare dhe Dekreti mbi depozitin ligjor. Natyrisht, kėto tekste janė nė shqip, kėshtu qė i janė dhėnė Departamentit tė Kulturės sė UNMIK-ut pėr t’i informuar ata dhe pėr t’u pėrkthyer nė anglisht. Pėrkthimet janė dhėnė si Anekset 4, 5 dhe 6 tė kėtij raporti.

Ligji i tashėm i bibliotekave tė Kosovės ėshtė pranuar mė 28 prill 1978 (KK Nr. 630-2/77). Ky ligj e definon aktivitetin bibliotekar si aktivitet shoqėror qėllimi i tė cilit ėshtė:

"…ta ngrisė nivelin e pėrgjithshėm tė arsimimit mė anė tė librave dhe materialeve tjera bibiliotekare; t’i plotėsojė nė mėnyrė tė vazhdueshme nevojat kulturore tė punėtorėve dhe qytetarėve e, po ashtu, ta zhvillojė punėn shkencore dhe profesionale dhe ta zhvillojė ekonominė, arsimin, shkencėn, kulturėn dhe aktivitetet e tjera" (Neni 1).

Librat dhe materialet tjera janė nė "dispozicion tė publikut" dhe "punėtorėt dhe qytetarėt e thjeshtė mund t’i pėrdorin librat dhe materialet tjera tė bibliotekės nė mėnyrė tė barabartė", mirėpo theks i veēantė i jepet rolit tė bibiliotekave nė ruajtjen e trashėgimisė kulturore.

Ligji pėrfshin tė gjitha llojet e bibliotekave, edhe pse pėrqendrohet nė bibliotekat e pėrgjithshme dhe kombėtare (bibliotekat publike dhe shkencore, duke e pėrfshirė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare). Ka shumė pak rregullore tė veēanta qė kanė tė bėjnė me bibliotekat speciale dhe ato shkollore. Sipas ligjit, bibliotekat mund tė themelohen nga bashkėsitė shoqėrore dhe politike, bashkėsitė me interes kulturor (administratat kulturore vendore), organizatat rajonale dhe organizata tjera nėse plotėsohen kushte tė caktuara sa i pėrket financimit, mbledhjes sė librave, hapėsirės dhe pajisjeve, si dhe punonjėsve profesionalė.

Ligji i pėrkufizon kategoritė e ndryshme tė bibliotekave dhe e ravijėzon strukturėn e pėrgjithshme tė sistemit bibliotekar tė Kosovės. Biblioteka Kombėtare dhe Universitare ėshtė institucioni parėsor me pėrgjegjėsi pėr koordinimin e gjithėmbarshėm tė aktiviteteve bibliotekare, bashkėpunimin e bibliotekave, hulumtimeve profesionale dhe katalogun kryesor, i cili i pėrfshin tė gjitha bibliotekat nė Kosovė dhe bibliografinė kryesore, duke i pėrfshirė materialet e "kombeve dhe kombėsive" tė Kosovės.

Nė nivelin sekondar, ligji definon detyrat e bibliotekave kryesore nė ofrimin e ndihmės profesionale brenda territorit tė tyre, mbikėqyrjen e aktiviteteve bibiliotekare, harmonizimin dhe inkurajimin e bashkėpunimit. Autoritetet nė nivelin komunal dhe rajonal tė kulturės janė pėrgjegjėse pėr finacimin dhe qeverisjen e bibliotekave lokale dhe atyre tė pėrgjithshme rajonale, derisa autoritet krahinore pėr kulturė, arsim dhe shkencė ofrojnė financimin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare. Tė gjitha bibliotekat e pėrgjithshme janė tė obliguara ta kenė statusin dhe bordin. "Nė parim", ligji e ofron njė shkėmbim dhe huazim tė materialeve ndėrmjet bibliotekave.

Shumė vėmendje i kushtohet punės korrekte me materiale tė bibliotekave, mbajtjes, ruajtjes dhe kufizimit tė pėrdorimit tė materialeve me vlerė. Kėshilli i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare i merr vendimet pėrfundimtare mbi rregullimin e materialeve tė tė gjitha bibliotekave.

Ligji, po ashtu, definon nivelet e arsimit tė domosdoshme pėr bibliotekistėt duke i ndarė nė pesė kategori tė tė punėsuarve: zyrtar i futjes sė tė dhėnave, zyrtar i lartė i tė dhėnave, bibliotekist, bibliotekist i lartė dhe kėshilltar i bibliotekės. Pėr t’u bėrė bibliotekist duhet diplomė universiteti dhe provim profesional pėr bibliotekist. Provimet janė mbajtur dhe diplomat janė lėshuar nė Universitetin e Beogradit.

Dekreti i Depozitit Ligjor i ka afruar 15 kopje falas tė tė gjitha botimeve tė botuara nga organizatat botuese nė Kosovė pėr Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare. Prej kėtyre kopjeve, biblioteka duhet t’ia dėrgojė nga njė secilės prej bibliotekave qendrore (kombėtare) tė republikave tjera tė ish-RFJ-sė, duke i lėnė 8 kopje pėr BKU-nė. Pėr mė shumė, Dekreti thotė se tė gjitha bibliotekat kryesore (bibliotekat krahinore) janė tė obliguara tė ofrojnė nga, sė paku, njė kopje tė librave, revistave, broshurave dhe botimeve tjera tė botuara nė Kosovė me shpenzime tė tyre.

Para luftės, sistemet standarde pėr regjistrimin e materialeve tė shtypura, ISSN (Numri Serik Ndėrkombtar i Librit/International Standard Book Number), i promovuar nga organizata ndėrkombėtare e standardizimit, ISO, ėshtė bėrė nga zyra qendrore e RFJ-sė nė Beograd. Shifrat e para nė kėto kode e identifikojnė vendin nė tė cilin ėshtė bėrė publikimi. Ka njė dėshirė tė fortė qė tė ketė kod i veēantė pėr Kosovė dhe tė themelohet njė zyrė e veēantė e Kosovės qė do tė merrej me regjistrimet. Tash pėr tash, librat e ri tė Kosovės nė gjuhėn shqipe nuk regjistrohen sipas standardeve ndėrkombėtare.

3.4 Shkattėrimi dhe dėmet

Nė mars 1989, Parlamenti serb miratoi ndryshimet kushtetuese, tė cilat ia hoqėn Kosovės autonominė, e cila i ishte dhėnė me Kushtetutėn Federative. Ky akt nė shumė mėnyra ishte pikė kthese nė zhvillimin e tė drejtave njerėzore dhe politike nė Kosovė. Gjatė viteve ’90-tė, autoritetet serbe gjithnjė e mė shumė cenonin tė drejtat fundamentale tė shumicės shqiptare tė Kosovės. Qeveria serbe zbatoi "masat e emergjencės" dhe sistematikisht e shtrėngonte rajonin; regjimi i spastroi tė gjitha sektoret e jetės publike dhe e margjinalizoi rreth 90% tė popullatės.

Mė 26 qershor 1990 autoritetet serbe zbatuan njė valė tė re tė dekreteve, zyrtarisht tė pėrshkruara si masa tė pėrkohshme. Kėto masa, tė cilat mbetėn permanente, pėrshinė pėrjashtimin nga puna tė mijėra punonjėsve shtetėrorė. Pėrafėrisht 6.0000 mėsimdhėnės tė shkollave u pėrjashtuan nga puna dhe mė shumė pasuan. Profesorėt dhe studentėt shqiptarė u pėrjashtuan ose nisėn vetė t’i bojkotojnė universitetet, shkollat e mesme dhe ato fillore nė vitin 1991, pasi qė mėsimi nė gjuhėn shqipe u ndalua dhe u imponua programi uniform serb.

Arsimtarėt shqiptarė u pėrjashtuan nga puna pėr shkak se refuzuan ta zbatojnė programin e ri serb, ndėrsa tė tjerėt u pėrjashtuan vetėm pse ishin shqiptarė dhe pėr shkak tė bindjeve tė tyre politike. Popullata etnike shqiptare u pėrgjigj duke e formuar njė shoqėri paralele, qė e themeloi qeverinė dhe institucionet e saja. Mėsimdhėnėsit, mjekėt dhe profesionistėt e tjerė ofronin shėrbimet e tyre ose prej shtėpive, ose prej ambulancave dhe zyrave tė improvizuara. Pėr shembull, nė vitin 1994, burimet shqiptare pohonin se 335, 000 nxėnės, tė cilėt mėsonin nga 18, 000 mėsimdhėnės, vijonin mėsimin nė sistemin e tyre arsimor paralel.

Z.Mehmet Gėrguri, drejtor i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, ėshtė caktuar nė kėtė pozitė nė qershor tė vitit 1990. Mė pak se katėr muaj mė vonė, nė shtator 1990, Kuvendi i Republikės Socialiste tė Serbisė vendosi t’i fusė "masat e dhunshme tė pėrkohshme" nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare. Drejtori u pėrjashtua dhe njė bord drejtorėsh prej pesė serbėve dhe malaziasve, si dhe njė shqiptari, u caktua nė vend tė tij. Shqiptari refuzoi ta pranojė emėrimin.

Tė gjithė shqiptarėt qė ishin nė udheheqėsi u pėrjashtuan menjėherė nga postet e tyre dhe nė fund, 99 bbibliotekistė dhe punonjės teknikė - 93 shqiptarė, 3 boshnjakė, 2 turq dhe 1 kroat - u privuan nga e drejta pėr punė.

Qysh atėherė, z.Gėrguri shpesh ėshtė pėrpjekur ta tėrheqė vėmendjen e e shoqėrisė botėrore mbi situatėn nė bibliotekėn e tij. Ai i kishte shkruar disa letra UNESCO-s - mė 1993, 1995, 1997, dhe mė nė fund, pas luftės, nė vitin 1999, po ashtu, edhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare, duke e pėrfshirė IFLA-n, por nuk mori asnjė pėrgjigje.

Helsinki Watch i ka shqyrtuar letrat e pėrjashtimeve tė disa punonjėsve shqiptarė tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės. Arsyeja pėr pėrjashtimin e kėtyre punėtorėve shpesh pėrshkruhet - pa ndonjė shpjegim tė mėtejmė - "dėshtimit tė punėtorėve pėr t’i kryer detyrat e tyre dhe pengimi i punėtorėve tė tjerė pėr pėrmbushjen e pėrgjegjėsive dhe punėve tė tyre". Nė disa raste, pėrjashtimi arsyetohej me fjalė tė tilla: "…gjatė dhėnies sė deklaratave pėr shtyp, personi e ka paraqitur rrejshėm sitautėn nė bibliotekė, e ka informuar gabimisht publikun dhe ka dhėnė pėrshtypje tė keqe pėr punėn e organeve tė pėrkohshme [p.sh., ekipet drejtuese emergjente] dhe pėr veprimet e tyre. Me kėtė ajo ai/ajo i ka akuzuar dhe nė mėnyrė tė pasjellshme ka sulmuar punėn e tyre dhe masat pėrkatėse tė Parlamentit serb si "metoda policore".

Fleturdhėrėsa e pėrjashtimit e cituar mė lart mban datėn 4 mars 1991 dhe ėshtė e nėnshkruar nga dr.Slobodan Kostiē, i Bordit tė Pėrkohshėm Drejtues. Kostiē ishte drejtor i BKU-sė prej 1 tetorit 1990 deri nė vitet ’95-‘96. Helsinki Watch i mban kopjet e kėtyre fletėpėrjashtimeve qysh prej vitit 1990 e kėndej (Ivana Nizich: Jugosllavia: Keqtrajtimi i tė drejtave njerėzore nė Kosovė 1990-1992, tetor 1992. Helsinki Watch).

Mė 1991 Qeveria serbe i intensifikoi politikat asimiluese nė Kosovė. Gjuha shqipe u ndalua si gjuhė mėsimore nė tė gjitha nivelet e arsimit. Shumė pak studentė shqiptarė u lejuan tė regjistrohen nė Universitetin e Prishtinės dhe mė mijėra mėsimdhėnės shqiptarė tė Kosovės i humbėn vendet e tyre tė punės pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tyre etnike. Shumė bibliotekistė shqiptarė humbėn vendet e punės.Vetėm nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare 99 punonjės tė bibliotekės u pėrjashtuan nga puna dhe nėpunėsit shqiptarė tė bibliotekės u pėrjashtuan nga dhomat e leximit.

Rėnia e pėrgjithshme nė numrin e bibliotekave e regjistruar nė statistikat zyrtare tė ish-Jugosllavisė (Fig. 1, nė faqen 13) mund tė jetė reflektim i kėtij zhvillimi politik - pėrpjekja pėr ta bėrė spastrimin etnik tė Kosovės. Deri nė njė masė kjo mund tė reflektojė rezultatin e luftėrave tė Serbisė me ish shtetet e federatės jugosllave: mbyllja e bibliotekave pėr shkak tė financimit tė pamjaftueshėm ose pamundėsisė pėr t’i mbledhur tė dhėnat e sakta statistikore.

Mirėpo, rėnia e numrit tė bibiliotekave shkollore dhe publike ėshtė shumė mė e lartė sesa numri i bibliotekave speciale dhe hulumtuese. Kjo tregon se autoritetet serbe ose i kanė mbyllur ato zyrtarisht ose nė mėnyrė administrative i kanė lėnė anash bibliotekat nė vendet e banuara me shqiptarė, derisa bibliotekat hulumtuese dhe speciale nė qytetet kryesore ishin marrė prej serbėve. Fati i bibliotekave akademike ka qenė ngusht i lidhur me fatin e institucioneve arsimore tė Kosovės. Rėnia e madhe e vėllimit tė librave nė Kosovė mund tė jetė indikacion pėr largimin ose shkatėrrimin e librave nė gjuhėn shqipe, derisa rritja nė vitin 1995 mund tė jetė tregues i furnizimeve tė reja me libra nė serbisht. Arsyeja e flukseve nė numrin e bibliotekave dhe nė numrin e vėllimeve tė treguara nė vjetorėt statisitikorė tė viteve 1989, dhe 1992 dhe 1995, duhet tė shikohet mė pėr sė afėrmi.

Nė vjeshtėn e vitit 1999 Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės, e sponzoruar nga Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur, ndėrmori detyrėn e evidentimit tė gjendjes sė tė gjitha bibliotekave nė Kosovė. Mbledhja e tė dhėnave u bė nė shtator dhe tetor 1999 dhe vėshtrimi u kompletua nė dhjetor. Nė janar/shkurt 2000, Zyra e IFLA/FAIFE-sė nė Kopenhagė e ka pasur tekstin e kėtij vėshtrimi tė pėrkthyer nga shqipja nė anglisht. (Aneks 3: Pasqyra e Situatės sė Bibliotekave Publike nė Kosovė). Teksti i pėrkthyer ėshtė reviduar dhe aprovuar nga z.Mehmet Gėrguri, drejtor i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare.

Figure 3.

Bibliotekat publike tė Kosovės para vitit 1990 dhe pas vitit 1999:
Numrat dhe vėllimet e librave

Para vitit 1990

Pas vitit 1999

Tė shkatėrruara
Bibliotekat kryesore:

25

22

3

Vėllimet e librave:

843.123

581.431

261.692

Degėt e bibliotekave:

158

96

62

Vėllimet e librave:

1.171.505

532.609

638.896

Numri i pėrgjithshėm:

183

118

65

Vėllimet e librave:

2.014.628

1.114.060

900.588

Burimi: Pasqyrė e situatės nė bibliotekat publike nė Kosovė. Prishtinė: Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės.

Vėshtrimi pėrfshin tė dhėnat pėr bibliotekat publike nė 25 prej 29 komunave tė Kosovės. Figura 3 jep tė dhėnat kryesore tė kėtij vėshtrimi. Komunat tė cilat nuk janė pėrfshirė janė Zubin Potoku, Shtėrpca, Novobėrda dhe Obiliqi. 3 prej kėtyre komunave janė komuna ku shumica e banorėve janė serbė e kjo mund tė jetė arsyeja qė ato nuk janė pėrfshirė nė studim. E katėrta, Obiliqi, ėshtė njė komunė e vogėl qė kufizohet mė atė tė Prishtinės, nga perėndimi, pėr ku ėshtė thėnė se serbėt e kanė djegur bibliotekėn kryesore.

Sipas vėshtrimit, numri i pėrgjithshėm i bibliotekave publike pas luftės ishte 205 sosh. 183 prej tyre gjenden nė pjesėt ku tash dominon populli shqiptar dhe 65 janė shkatėrruar gjatė periudhės prej prej vitit 1990, deri nė pėrfundim tė luftės nė vitin 1999.

Tė dhėnat e pėrshkruara nė vėshtrim nė pėrgjithėsi janė tė konfirmuara nga tė dhėnat e misionit tonė, edhe pse ka pasur disa mospajtime tė vogla. Mė kryesorja ėshtė qė biblioteka e Pejės njėmend e ka mbijetuar luftėn, por tash nuk vepron, sepse Shtėpia e Kulturės, ku gjendej biblioteka, ėshtė tash venqėndrim i policisė sė UNMIK-ut. Librat mbahen tė mbyllur nė njė dhomė nė katin e katėrt tė ndėrtesės. Nė disa komuna tjera, qė i kemi vizituar, kishte dallime tė vogla dhe tė parėndėsishme nė numrin e vėllimeve ose nė numrin e degėve tė bibliotekave. Ndryshimet nė kėta numra janė pasojė e paqartėsisė sa i pėrket statusit tė kėtyre bibliotekave, d.m.th., a ėshtė dashur tė konsiderohen nė mėnyrė strikte si biblioteka shkollore ose biblioteka tė kombinuara.

3.5 Akuzat dhe pėrgjegjėsitė e shkatėrrimeve

Gjatė verės sė vitit 1999, IFLA/FAIFE-ja ka marrė raporte pėr ndalimin dhe shkatėrrimin masiv tė literaturės dhe bibliotekave shqiptare, qė ka ndodhur gjatė periudhės sė pushtetit jugosllav. IFLA/FAIFE-ja po ashtu ka marrė raporte se ende vazhdon shkatėrrimi i bibliotekave dhe koleksioneve tė librave nė Kosovė, mirėpo se tash kanė ndėrruar rolet dhe se librat dhe bibliotekat serbe po shkatėrrohen prej shqiptarėve. Mė 9 qershor 1999, Emisari Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB-sė pėr Ballkanin, Carl Bildt, e pėrshkroi Kosovėn si njė "shkretėtirė qė duhet tė rindėrtohet fund e krye". Ai theksoi se kjo do t’i pėrfshinte rindėrtimin e arkivave dhe bibliotekave dhe se ka dėshmi pėr njė shkatėrrim masiv tė kujtesės kolektive.

Shqiptarėt e Kosovės pohojnė se serbėt i kanė shkatėrruar librat nė gjuhėn shqipe nė mėnyrė sistematike nė pėrpjekje pėr t’a zhdukur trashėgiminė kulturore shqiptare nė Kosovė dhe pėr t’i detyruar shqiptarėt ta lėshojnė kėtė trevė. Vetėm nė Bibliotekėn Kombėtare mė shumė se 100.000 libra janė shkatėruar nė periudhėn prej korrikut 1991 deri nė vitin 1995. Nė korrik 1991, gjashtė kamionė me revista, shumica gazeta, janė dėrguar nė fabrikėn e letrės. Nė janar dhe shkurt 1992 rreth 100.000 libra, mė shumė se 8.000 revista dhe edhe mė shumė gazeta janė nxjerrė jashtė dhe janė dėrguar nė destinacion tė pajohur me kamionė qė kishin targa tė Nishit nė Serbi, dhe me 1995 njė numėr mė i vogėl i publikimeve janė dėrguar dikund me anije.

Ky proces i "spastrimit etnik" ėshtė raportuar edhe nė biblioteka tė tjera tė Kosovės. Se sa bėheshin kėto gjėra, varej prej dedikimit tė drejtorit tė secilės bibliotekė veē e veē pėr ta kryer kėtė veprim. Pėr shembull, drejtori i tashėm i bibliotekės nė Mitrovicė, Hajrullah Mustafa, na informoi se asnjė kėsi veprimi nuk ishte ndėrmarrė nga drejtoresha e atėhershme Olja Steviē, e cila kishte ikur gjatė ose pas luftės.

Serbėt kanė pohuar vazhdimisht se sė paku katėr biblioteka serbe janė shkatėrruar dhe se janė djegur 2 milionė libra nė gjuhėn serbe. Porosia qė po e japim nė vijim ėshtė dhėnė mė 28 shtator nga "Glas Javnosti", gazetė serbe, e cila botohet nė Beograd dhe shpėrndahet nga agjencia e lajmeve "Tanjug" dhe nga Manastiri i Deēanit. Porosia mbante titullin "Goethe, Shakespeare digjen… Terroristėt shqiptarė i kanė djegur mė shumė se 2 milionė libra nė gjuhėn serbe nė Kosovė":

"Prej arritjes sė KFOR-it, terroristėt shqiptarė shkatėrruan nė bibliotekat vendore nė Kosovė mė shumė se 2 milionė libra nė gjuhėn serbe", thonė pėrfqėsuesit e arkivit historik nė Mitrovicė. Po ashtu, nė shenjestėr ėshtė edhe materiali shumė i rėndėsishėm i arkivave. Kėto shkatėrrime janė bėrė para syve tė KFOR-it dhe asgjė nuk ėshtė bėrė qė tė mbrohen librat nė gjuhėn serbe nė biblioteka dhe nėpėr institucione tė tjera serbe nė Kosovė. Ėshtė turp qė veprat e Goethe-s, Shakespear-it e tė tjerėve digjen ndėr sytė e ushtarėve tė KFOR-it, tė cilėt vijnė nga vendet e kėtyre shkrimtarėve. Nė pozitėn mė tė keqe janė bibliotekat komunale nė Prizren, Gjakovė, Istog, Gllogovc, Skėnderaj, Podujevė dhe vende tė tjera, tė cilat janė nėn kontrollin e pjesėtarėve tė UĒK-sė. Ky lloj barbarizmi nuk mbahet mend prej kohės sė Hitlerit dhe djegies sė librave nga nacistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore".

Shihet qartazi se qėllimi ėshtė qė faji pėr shkatėrrimin e librave t’u vihet shqiptarėve qė tash e kontrrollojnė kėtė trevė, mirėpo kur vjen puna te dhėnia e fakteve kėto pohime nuk gjejnė ndonjė bazė.

Pikėsėpari, kurrė nuk ka pasur dy millionė libra nė gjuhėn serbe nė bibliotekat e Kosovės, as simbas statistikave zyrtare jugosllave (shih Fig. 1), E dyta, shumica e bibliotekave tė pėrmendura nė Prizren, Gjakovė, Istog, Gllogovc dhe Skėnderaj janė nė pjesėn perėndimore tė Kosovės, ku vet serbėt kanė qenė pėrgjegjės pėr djegien e qyteteve dhe katundeve. Shumica e shkatėrrimeve tė librave dhe tė ndėrtesave tė bibliotekave nė kėtė rajon ėshtė bėrė nė katunde. Bibliotekat kryesore e Istogut, Gllogovcit, Skėnderajt dhe Podujevės, qė gjenden nė pjesėn lindore tė Kosovės, janė djegur ose shkatėrruar, derisa ky nuk ka qenė rasti me bibliotekat e Prizrenit dhe Gjakovės. Nė bibliotekat e mbijetuara tė Prizrenit dhe Gjakovės koleksionet e librave janė tė paprekura dhe librat nė gjuhėn serbe ende gjenden nėpėr rafte. Pėrfundimidht, ėshtė interesante tė vėrehet se vet serbėt i definojnė bibliotekat publike nė Kosovė si "institucione kulturore serbe", duke i lėnė anash 80-90% tė popullsisė sė kėsaj treve.

Njė vėshtrim mė i detajuar i shkatėrrimit tė supozuar tė bibliotekave dhe librave nga ana e shqiptarėve ėshtė shprėndarė nėn titullin: "Ekstremistėt shqiptarė djegin librat serbė". Ky artikull ėshtė shprėndarė nga "Tanjug"-u, gazeta "Dnevna Borba" dhe egroups-i i Deēanit (http://www.egroups.com/message/decani/23410), mė 20 dhjetor 1999. Mė sė shumti citohet ish-drejtori serb i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, z.Jordan Ristic, i cili ishte drejtor nė vitet 1995/’96 e deri mė 16 qershor 1999:

"Qysh prej ardhjes sė forcave ndėrkombėtare tė KFOR-it, nė Krahinėn e Kosovės dhe Metohisė tė Serbisė, nė qershor, tė gjithė punonjėsit serbė janė pėrjashtuar nga Bioblioteka Kombėtare ‘Ivo Andriē’ e Universitetit tė Prishtinės, e tash serbėt edhe nuk lejohen tė hyjnė nė kėtė bibliotekė qė ėshtė mė e madhja nė krahinė" - i tha drejtori Jordan Ristiē Agjencisė sė Lajmeve "Tanjug", tė shtunėn.

Duke shprehur brengosje tė madhe pėr tėrė fondin e bibliotekave tė Krahinės, Ristiē tha se, "dėshmitarėt kishin parė vandalėt shqiptarė duke i djegur ose shkatėrruar librat nė ndonjė mėnyrė tjetėr e duke i hedhur mandej nė kontejnerė mbeturinash, para syve tė pjesėtarėve tė KFOR-it. Ekstremistėt shqiptarė, po ashtu, i kishin vėnė flakėn Bibliotekės sė Qytetit nė Prishtinė, qė ka qenė biblioteka mė e madhe nė krahinė, me rreth 400.000 tituj. Pėrveē librave nė gjuhėn serbet, djegia, po ashtu, shkatėrroi libra nė shqip e turqisht dhe libra tė tjerė nė gjuhėt e grupeve tė tjera etnike." - tha Ristiē. "Tash pėr tash, ėshtė vėshtirė tė merren informata tė besueshme pėr fatin e njė milion librave nė Bibliotekėn Kombėtare e Universitare dhe nuk ėshtė i mundshėm komunikimi me ata qė kanė hyrė nė kėtė ndėrtesė pas pėrjashtimit tė serbėve." - thotė Ristic. "Nė kohėn e ndjekjes sė serbėve, biblioteka ishte nikoqire e dy ekspozitave – ‘Kishat e drunjta tė Serbisė’ dhe ‘Miniaturat e Hilandarit’" – bėri tė ditur Ristiē. "Asgjė nuk dihet as pėr kėto ekspozita." - tha ai.

"Gjatė jetės sė saj tė gjatė dhe tė pasur shkencore, biblioteka ka qenė qendėr specifike kulturore, nė tė cilėn organizoheshin mbi njėqind ngjarje kulturore pėr ēdo vit, prej koncerteve dhe ekspozitave tė pikturave deri te panairet e librave dhe simpoziumet nė tė cilat vinin figura tė njohura nga vendi dhe e mbarė bota.

Biblioteka, po ashtu, botonte nga 30 tituj librash ēdo vit, prej tė cilave mė e njohura ėshtė monografia mbi Manastirin e Graēanicės, libri mbi Drenicėn dhe tre libra nga patriarku ortodoks serb Pavle.

Mė herėt, para tėrhjeqjes sė shqiptarėve tė Kosovės nga jeta publike, pėr shkak tė shtypjes qė u bėhej nga udhėheqėsit e tyre ekstremistė dhe terroristė, biblioteka po ashtu kishte qenė nikoqire e tė gjitha ngjarjeve mė tė rėndėsishmė nė gjuhėn shqipe. Asgjė nuk dihet as pėr fatin e fondeve tė librave tė Universitetit tė Prishtinės.", tha Ristiē. "Serbėt e pėrzėnė nga disa pjesė tė krahinės i kishin thėnė atij se i kishin parė shqiptarėt e Kosovės duke i nxjerrė librat nga shtėpitė dhe banesat serbe dhe duke i djegur publikisht nė rrugė."

"Po ashtu, ėshtė konfirmuar se terroristėt e pakontrolluar shqiptarė i shkatėrruan tė gjitha bibliotekat e shtėpive private, posaēėrisht prej shtėpive tė shkrimtarėve tė shquar qė kishin jetuar nė krahinė." Vetė Risitiēi ishte pronar krenar i njėrit prej koleksioneve mė tė mėdha nė Kosovė - pėrmbi 4.500 tituj. Gjithė kėta libra janė shkatėrruar. Ristiēi ėshtė pėrzėnė nga banesa e tij, nėn kėrcėnim tė armėve. "Shtresa e tretė e qiraxhinjve tė tij" i kishin telefonuar pėr t’i thėnė se biblioteka e tij private tash "pėrbėhej vetėm prej parketit" - tha ai. "Nuk dihet asgjė pėr fatin e librave nė rajonin e Prizrenit, Kosovės dhe Metohisė Jugperendimore, prej nga janė dėbuar pothuajse tė gjithė serbėt. Kjo e pėrfshin bibliotekėn e Fakultetit Teologjik tė Prizrenit, me njėrėn prej arkivave mė tė pasura shpirtėrore tė rajonit. Serbėt tė cilėt kanė ikur nga Prizreni thanė se ndėrtesa e kėtij fakulteti ishte plaēkitur dhe djegur pjesėrisht, kėshtu qė mund tė supozohet se ēka ka ndodhur mė librat nė tė." - tha Ristiē."

Koha kur ėshtė dhėnė ky lajm ėshtė e jashtėzakonshme. 20 dhjetori i vitit 1999 rastis tė jetė vetėm disa ditė pas lėshimit tė gjetjeve madhore tė studimit tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare, e cila i akuzonte serbėt pėr shkatėrrimin e biblotekave. Mė tutje, artikulli nė disa vende implikon se ende nuk ėshtė bėrė njė vėshtrim i plotė mbi situatėn. Mė shumė se gjashtė muaj pas luftės, vetėm supozohet se ēka mund t’i ketė ndodhė ‘njėrės prej arkivave mė tė pasura shpirtėrore tė rajonit". Nė Fakultein Teologjik nė Prizren ose mė mirė thėnė nė Biblotekėn Seminare dhe Teologjike tė Kishės Ortodokse Serbe nė Prizren. Sipas Andreas Riedlmayer-it, kjo ndėrtesė ėshtė e paprekur dhe e ruajtur pėr sė afėrmi prej ushtarėve tė KFOR-it gjerman. Qė prej perfundimit tė luftės nė qershor 1999, Seminari ka shėrbyer si vendstrehim pėr refugjatėt serbė, romė, turq dhe shqiptarė. Nuk kemi gjetur asnjė burim serb i cili pohon se janė shkatėrruar librat nga kjo biblotekė.

Bibloteka e Qytetit nė Prishtinė nuk ėshtė djegur dhe shifrat e librave prapė janė tė tepruara dhe tė pasakta. Qendra pėr Paqe dhe Tolerancė nė Bograd ka ofruar raporte prej burimeve nė Prishtinė pėr sulmet dhe keqtrajtimin e serbėve etnikė nė Kosovė prej 18 qershorit deri mė 2 shtator 1999, duke i pėrfshirė raportet e hollėsishme tė vjedhjeve ose ose marrjes sė banesave (http://www.cptkosovo.org.yu/English/). Ky burim serb pėrmend vetėm njė biblotekė gjatė kėsaj periudhe. Mė 28 qershor raporti thotė se: "Bibloteka publike nė Prishtinė ėshtė okupuar me forcė dhe ėshtė vjedhur vetura, ‘Shkoda Felicia’, me tabelė regjistrimi: PR 104 11, ngjyrė tė kaltėr tė mbyllėt metalike, te rruga "Kralj Milutini’, nr. 10". Nuk pėrmenden biblioteka ose libra tė shkatėrruar nė Prishtinė ose gjėkundi tjetėr nė Kosovė, edhe pse janė dhėnė shumė akte tė tjera dhune.

Artikulli pohon se tė gjithė punonjėsit serbė janė pėrjashtuar nga puna nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare. Z. Gėrguri na informoi se punonjėsve tė etnicitetit serb u ėshtė ofruar kthimi nė punėt e tyre, por asnjėri nuk e kishte pranuar kėtė ofertė. Disa biblioteka nė rajon na lajmėruan se u kanė ofruar disa punonjėsve serbė tė kthehen nė punėt e tyre, e disa edhe ishin paraqitur pėr tė vepruar ashtu. Mirėpo asnjėri nuk kishte filluar shėrbimin. Frika pėr sigurinė personale duket tė jetė shkaku kryesor i kėsaj.

Artikulli qartazi duket tė jetė prodhuar pėr qėllime propagandistike si kundėrpėrgjigje akuzave tė bėra nga ana shqiptare. Informatat qė jepen nė tė janė fare qartė tė pavėrteta dhe intervisa duket tė jetė e vjetruar duke e reflektuar konfuzionin e ditėve tė pas luftės dhe pa njohuri mbi situatėn nė kohėn qė ishte publikuar (dhjetor 1999).

Ėshtė e pamundur tė pėrjashtohet mundėsia qė disa biblioteka tė jenė shkatėrruar nga ana e shqiptarėve, qė i kishin "sulmuar institucionet kulturore serbe". Nė tė vėrtetė, nė disa prej rajoneve mė tė shkatėrruara, si nė Rahovec, librat nė gjuhėn serbe ishin tė vetmit qė kishin mbetur nė biblioteka.

Pėrfaqėsuesit e pothuajse tė gjitha bibliotekave qė i vizitoi misioni ynė pohuan se ende kanė libra nė gjuhėn serbe dhe kontrollet josistematike qė i kemi bėrė nėpėr raftet e bibliotekave e konfirmojnė kėtė. Z.Hajrullah Mustafa, drejtori i Bibliotekės Komunale nė Mitrovicė, tha: "Duhet t’i mbajmė tė gjitha librat, pa marrė parasysh se nė cilėn gjuhė janė". Edhe pse kėta libra thuajse nuk janė mė tė vlefshėm pėr shfytėzuesit, ende mbahen dhe ruhen.

3.6 Bashkėpunimi dhe perspektiva e pajtimit

Sot, nuk ka bashkėpunim e as edhe kontakte nė mes tė profesionistėve tė shumicės shqiptare dhe profesionistėve nė enklavat etnike serbe. Kemi hasur vetėm nė njė rast tė pėrpjekjes sė njėfarėlloj bashkėpunimi. Drejtori i Bibliotekės kryesore nė Prishtinė, "Hivzi Sulejmani" na informoi se ka pasur njė bisedė me njė bibliotekist serb nė Fushė-Kosovė. Z.Pireva kishte propozuar qė tė bėhet njė ndėrrim librash - librat nė serbisht pėr librat nė shqip, dhe anasjelltas, mirėpo asgjė nuk kishte dalė nga kjo dhe nuk ka pasur kontakte tė mėtejme.

E kemi diskutuar ēėshtjen e bashkėpunimit me disa bibliotekistė shqiptarė. Asnjėri prej tyre nuk e hodhi poshtė idenė e bashkėpunimit, mirėpo tė gjithė thanė se kishte me qenė e pamundur, sepse ata nuk munden, ose mė mirė e thėnė, nuk guxojnė tė shkojnė nė enklavat serbe. Kur udhėtuam qė ta vizitojmė enklavėn mė tė madhe serbe, z.Jetish Kadishani, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr kontaktet me bibliotekat publike nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare, erdhi me neve. Z.Kadishani nuk guxoi tė hynte me ne nbrenda nė enklavė, edhe pse ne ishim duke e ngarė veturėn e KB-sė, kėshtu qė ai qėndroi nė bibliotekėn kryesore nė Mitrovicė. Mė vonė na informuan se ai ishte munduar qė nėpėrmjet neve t’ia pėrcjellė njė porosi bibliotekistėve nė Leposaviq. Z.Kadishani nuk e flet asnjė gjuhė tė huaj, kėshtu qė i ishte lutur njė vozitėsi tė KB-sė, serb i cili e flet anglishten, tė na pyes se a mund tė ofrojmė ndonjė bashkėpunim. Vozitėsi nuk na e kishte thėnė kėtė. Arsyeja pėr kėtė mund tė jetė se oferta ka qenė e varur prej pranimit tė Republikės sė Kosovės.

Ne, po ashtu, e pyetėm drejtorin e Bibliotekės Publike nė Leposaviq, z.Milomir Tanaskoviē, nėse do tė ishte i interesuar pėr bashkėpunim me ndonjė bibliotekė publike nė Mitrovicė, qė gjenden nė pjesėn jugore. Ai na tha se do tė ishte i interesuar tė bėjė kontakte edhe me Mitrovicėn e edhe me Prishtinėn, por se nuk i njihte njerėzit pėrgjegjės nė ato vende, dhe se dyshonte se pozita e tyre ishin legjitime. Nė anėn tjetėr, biblioteka e tij ishte e izoluar dhe nuk kishte kontakte me bibliotekat nė Serbi - edhe pse biblioteka i kishte tė gjitha gazetat ditore tė Serbisė po atė ditė qė ishin shtypur. Ai tha: "Nėse futem nė njė bashkpunim tė tillė, do tė isha i pari qė e bėjė kėtė - nė cilėndo fushė."

Pėrshtypja e pėrgjithshme gjatė misionit tonė ishte se mundėsitė e tashme pėr bashkėpunim dhe pajtim janė shumė tė kufizuara. Duket se problemet vijnė pėr shkak tė situatės sė gjithėmbarshme politike nė Kosovė dhe jo aq shumė pėr shkak tė konflikteve personale ose profesionale. Shumė njerėz me tė cilėt biseduam linin tė nėnkuptohej se bashkėpunimi do tė mund t’u shkaktonte probleme me njerėzit e tyre. Z.Sulejmani, drejtori i Bibliotekės Komunale tė Prishtinės, na e tha njė thėnie karakteristike pėr relacionin midis profesionistėve bibliotekistė serbė e shqiptarė: "Nėse tregojnė interesim dhe na kontaktojnė, atėherė ėshtė nė rregull".


4. Vlerėsimi i veēantė i institucioneve dhe sektoreve

Gjatė dymbėdhjetė ditėve tė qėndrimit tonė nė Kosovė, ishim nė gjendje t’i vizitojmė tė gjitha rajonet e pesė rretheve tė Kosovės, tė gjitha qytetet e mėdha dhe 13 prej 19 komunave, duke e pėrfshirė Leposaviqin, enklavėn mė tė madhe serbe nė Kosovė.

I kemi vizituar mė shumė se 20 biblioteka dhe institucione tė tjera kulturore dhe kemi pasur takime zyrtare me UNMIK-un dhe 4 organizata tė tjera ndėrkombėtare tė rėndėsishme. Kemi bėrė intervista profesionale dhe kemi biseduar me mė shumė se 45 persona - dhe kemi takuar qindra punonjės kulturorė e bibliotekistė tė Kosovės. Informatat e dhėna nė kėtė pjesė tė raportit tonė janė tė bazuara nė pėrvojat tona dhe janė tė plotėsuara me burime tė tjera tė cilave u referohemi nė tekst.

Figura 4. Harta e Kosovės qė pėrmban rrethet dhe komunat. Emėrtimet e vendbanimeve janė nė gjuhėn serbe.

Harta e Kosovės qė pėrmban rrethet dhe komunat. Emėrtimet e vendbanimeve
janė nė gjuhėn serbe


4.1 Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės

Biblioteka Kombtare dhe Universitare e Kosovės ka filluar, si Biblioteka Rajonale e formuar nė Prizren nė vitin 1944 (1944-1963) dhe mė vonė si Biblioteka Krahinore (1963-1970). Kur ėshtė themeluar Universiteti, nė vitin 1970, Biblioteka, po ashtu, mori funksionin dhe emėrtimin si Biblioteka Kombėtare dhe Universitare.

Ndėrtimi i ndėrtesės sė tashme, qė gjendet nė qendėr tė Prishtinės, filloi me 1974 dhe biblioteka e re u inaugurua me 25 nėntor 1982. U ndėrtua me njė stil i cili lidh sė bashku format arkitekturale tė stilit bizantin dhe atij islam. Fondi i librave tė bibliotekės nė vitin 1983 pėrmbante 600.000 libra. Ndėrtesa shtatėnivelėshe, me 12.000 metra katrorė tė sipėrfaqes sė pėrdorshme, ka dy dhoma leximi me 300 dhe 100 ulėse, respektivisht, njė dhomė leximi tė periodikėve, dhomat pėr koleksionet e veēanta, katalogje dhe hulumtime. Amfiteatrin me 150 ulėse dhe sallėn e takimeve me 750 ulėse. Kapaciteti mbajtės i saj ėshtė 2 milion libra. Librat mbahen nė dy nivele pėrfundi pėrdhesės dhe janė tė mbyllura pėr publikun, qė ėshtė praktikė e zakonshme pėr kėtė rajon.

Biblioteka funksionon si depozituese ligjore e tė gjitha materialeve tė botuara nė Kosovė. Nė bazė tė ligjit depozitues biblioteka ka marrė 8 kopje tė tė gjitha botimeve nė Kosovė dhe nga njė kopje tė tė gjitha botimeve tė botura nė republikat tjera nė Jugosllavi me anė tė ndėrrimeve me Bibliotekat e tjera Kombėtare. Z.Gėrguri shpreson t’i zgjerojė fondet e bibliotekės me tė gjitha botimet nė gjuhėn shqipe qė botohen nė Perendim "ēdo gjė qė shkruhet ne shqip". Kjo bėhet nė Kroaci, pėr shembull, ku Biblioteka Kombėtare mbledh "Croatica-nė" dhe nė Slloveni ku Biblioteka Kombėtare mbledh "Slovenica"-nė, me ndėrrime me bibliotekat e tjera dhe/ose duke blerė libra.

Boblioteka Kombėtare dhe Universitare e ka nėrmend ta rinisė detyrėn e botimit tė bibliografisė kombėtare. Me z.Gėrguri e diskutuam ēėshtjen e bibliografisė "Albanica" pėrballė njė tjetre e cila do t’i pėrfshinte tė gjitha botimet nė Kosovė, duke i pėrfshirė edhe ato serbe - dhe botimet nė gjuhėt tjera. Ligji i tashėm mbi bibliotekat qartazi pėrshkruan se BKU-ja: "Bėn bibliografinė e azhurnuar dhe retrospektive tė materialeve librare tė tė gjitha kombeve dhe kombėsive tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės".

Deri nė vitin 1990/’91, Biblioteka ka qenė e lidhur me katalog Interneti me tė gjitha bibliotekat tjera nė Jugosllavinė e atėhershme me anė tė njė datoteke tė pėrbashkėt bibliografike tė instaluar nė njė kompjuter nikoqir nė Maribor tė Sllovenisė. Momentalisht, lexuesve u ofrohet vetėm njė katalog i shtypur. Kompjuteri i vjetėr i 1980, me tė cilin hyhej nė katalog, ende gjendet nė bodrum dhe nuk ėshtė e qartė nėse ekzistojnė shirita ndihmės tė tė dhėnave. Drejtori i bibliotekės shpreson se tė dhėnat qė gjenden nė kėtė kompjuter do tė barten nė sistemin e ri kompjuterik.

Edhe pse shumė e lėnė pas dore, ndėrtesa ėshtė e paprekur, pėrpos disa dėmtimeve tė vogla nė pjesėn e hyrjes kryesore. Biblioteka ėshtė e pajisur me sisteme automatike pėr porositjen dhe arritjen e librave, por momentalisht nuk punojnė as shiriti pėr bartjen e librave e as ashensorėt e ndėrtesės. Bibliotekistėt i bartin librat prej bodrumit nė dhomat e leximit, nė dorė. Si ēdokund tjetėr nė Prishtinė, rryma elektrike ndėrpritet shpesh dhe nuk ka nxemje.

Problem i madh ėshtė depėrtimi i ujit nė disa nivele tė poshtme tė ndėrtesės. Ka ujė nė dysheme dhe disa rafte tė librave tashmė kanė filluar tė ndryshken. Vendi ku ėshtė ndėrtuar ka rėnie, dhe kur ėshtė ndėrtuar ndėrtesa, ėshtė instaluar pompa pėr heqjen e ujit. Mirėpo, me ndėrprerjet e shpeshta tė rrymės elektrike dhe me heqjen e gjenaratorit ndihmės, situata ėshtė keqėsuar shpejtė. Fondi i librave pėrballet me njė rrezik tė madh dhe dėshtimi pėr ta restauruar pompimin e ujit do tė krijojė probleme tė mėdha, pėr shkak tė nevojės sė zėvendėsimit tė rafteve dhe pajisjeve tė tjera.

Edhe pse mė shumė se 100.000 libra janė larguar, koleksioni kryesor i seksionit hulumtues tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare ka shpėtuar thuajse i paprekur. Mirėpo Brenda 10 vjetėsh vetėm 22.000 libra i janė shtuar koleksionit, asnjė prej tyre nė gjuhėn shqipe. Qysh prej pėrfundimit tė luftės nuk ka pasur tė holla pėr tė blerė libra tė tjerė, pėr t’i kompenzuar vitet e humbura.

Sipas z.Bruce Jackson, Manuskripti Oriental dhe Koleksioni i shtypur nė gjuhėn shqipe janė posaēėrisht tė dėmtuar. Pasoi qė dokumentacioni nuk ka qenė i kompletuar nė vitin 1990. Ėshtė vėshtirė tė jepen informata precize pėr dėmet e bėra. Manuskriptet tash mbahen tė gjitha nė njė dhomė dhe janė nė gjendje tė keqe.

Para vitit 1991, BKU-ja i ka kryer veprimet e veta me anė tė 11 departamenteve administruese, me 139 bibliotekistė dhe punonjės tė tjerė teknikė. Sot, biblioteka ka 70 punonjės, rreth 50 bibliotekistė dhe 20-22 punonjės teknikė. Gjatė shkurtit/marsit tė vitit 2000 do tė punėsohen edhe 10 njerėz tė tjerė. Na kanė iformuar se pėrparėsi do tė kenė profesionistėt e rinjė. Sipas z.Gėrguri, biblioteka ka pasė rreth 10.000 shfrytėzues tė regjistruar pėr ēdo vjet dhe pėrafėrsisht 1.000 shfrytėzues ditor. Sot, ky numėr ka rėnė shumė. Edhe pse biblioteka ėshtė e hapur pėr studentėt, mungesa e rrymės elektrike detyron mbylljen e hershme e po ashtu mungesa e nxemjes e kufizon shfrytėzimin. Gjėrat mund tė pėrmirėsohen kur tė vijnė pranvera dhe vera, por shumė studentė e kanė lėnė Universitetin pėr tė punuar me OJQ-tė dhe organizata tjera ndėrkombėtare. Njė strip vendės paraqet dy vetė qė takohen nė rrugė, e njėri i thotė tjetrit: "A ke dėgjuar qė e kanė mbyllė Universitetin?" - "Jo, pse?" - "Nuk ka mė studentė e profesorė. Tė gjithė po punojnė me ndėrkombėtarėt".

Rreth 150 shirita tė "Kosova-Filmit" janė gjetur nė dysheme. Nuk dihet se a ishin tė caktuar pėr t’u ruajtur, por na kanė thėnė se tash mbahen nė rafte pėr ta zvogėluar mundėsinė e dėmtimit. Janė bėrė disa iniciativa ndėrkombtare pėr ta pėrkrahur bibliotekėn. Tania Vivitsky, drejtoreshė projekti ne Fondacionin Sabre, ishte nė Prishtinė, nė tetor 1999, pėr njė vizitė vlerėsimi dhe ėshtė duke punuar me organizata tė donatorėve dhe me botues pėr ta themeluar njė program tė donacioneve tė librave. Fondacioni Soros ia ka ofruar bibliotekės qasjen nė datotekėn e Internetit tė EBSCO-sė, qė mban pėrafėrsisht 4.500 periodikė. Pasi qė, nuk ka shėrbim postar ndėrkombtar nė Kosovė, postimi i parapagimeve tė revistave nuk mund tė bėhet, mirepo qasja elektronike dhe mundėsia e shtypjes sė materialeve janė arritje tė mėdha nė shėrbimet pėrdoruese. Biblioteka tash ėshtė duke u munduar qė t’i rithemelojė lidhjet me profesionistė tė bibliotekave jashtė Kosovės. Z.Gėrguri na ka informuar se 10 bibliotekistė kosovarė, 6 prej BKU-sė, njė nga Vushtrria, njė nga Mitrovica, njė nga Gllogovci dhe njė nga Skėnderaj, do tė shkojnė nė njė konferencė nė Kroaci me 26 dhe 27 prill tė kėtij viti. Pėr mė shumė, BKU-ja e ka nėnshkruar njė marrėveshje me Bibliotekėn Kombėtare tė Shqipėrisė nė Tiranė pėr bashkėpunim nė tė ardhmen, duke e pėrfshirė shkėmbimin e nga dy kopjeve tė secilit material tė shtypur nė gjuhėn shqipe dhe tė tė dhėnave bibliografike.

Problemet mė tė mėdha me tė cilat ballafaqohet Biblioteka Kombėtare dhe Universitare nė kėtė moment janė:

4.2 Bibliotekat akademike dhe ato tė fakulteteve

Universiteti i Prishtinės ka 7 shkolla tė larta (Shkolla tė larta tė mėsimdhėnėsve dhe pėr trajnim teknik) dhe 13 fakultete. Shkolla e lartė ėshtė kolegj dyvjeēar i nivelit universitar. Kėto shkolla zakonisht janė shkolla tė trajnimi tė mėsimdhėnėsve, tė biznesit ose inxhinierisė.

Shkollat e larta janė: 1) Shkolla e Lartė pėr Trajnimin e Mėsimdhėnėsve, Prishtinė; 2) Shkolla e Lartė pėr Trajnimin e Mėsimdhėnėsve, Prizren 3) Shkolla e Lartė pėr Trajnimin e Mėsimdhėnėsve, Gjakovė; 4) Shkolla e Lartė pėr Trajnimin e Mėsimdhėnėsve, Gjilan; 5) Shkolla e Lartė e Ekonomisė, Pejė; 6) Shkolla e Lartė e Inxhinierisė, Ferizaj dhe 7) Shkolla e Lartė e Inxhinierisė, Mitrovicė.

Fakultetet janė: 1) Fakulteti Filozofik, Prishtinė; 2) Fakulteti i Filologjisė, Prishtinė; 3) Fakulteti i Shkencave Matematiko-natyrore, Prishtinė; 4) Fakulteti Juridik, Prishtinė; 5) Fakulteti Ekonomik, Prishtinė; 6) Fakulteti i Ndėrtimtarisė dhe aAkitekturės, Prishtinė 7) Fakulteti i Elektroteknikės, Prishtinė 8) Fakulteti i Makinerisė, Prishtinė; 9) Fakulteti i Mjekėsisė, Prishtinė 10) Fakulteti i Arteve, Prishtinė; 11) Fakulteti i Xehtarisė dhe Metalurgjisė, Mitrovicė; 12) Fakulteti i Edukatės Fizike, Prishtinė dhe 13) Fakulteti i Bujqėsisė, Prishtinė.

Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore pėrfshin 5 biblioteka ose koleksione tė librave qė gjenden nė ndėrtesa dhe departamente tė ndryshme. Tė gjitha kėto janė plaēkitur dhe u duhen libra, revista dhe kompjutorė qė ofrojnė qasje nė Internet dhe nė datoteka. Fakulteti i Filologjisė po ashtu raporton se i janė plaēkitur shumė libra nė shqip dhe nė gjuhė tė huaja. Fakulteti i Ekonomisė raporton se i ėshtė plaēkitur biblioteka me mė shumė se 20.000 libra nė tė tri gjuhėt. Ka nevojė pėr pajisje tė bibliotekave, literaturė profesionale dhe revista shkencore.

Nė bibliotekėn e Fakultetit tė Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės ėshtė raportuar se janė marrė pothuajse tė gjitha librat. Nė Fakultetin Juridik janė vjedhur shumė pajisje teknike, nxemėse, telefona, kompjutėr etj, dhe janė shkatėrruar disa libra dhe disa kompjuterė. I ėshtė ndėrruar vendi tėrė fondit tė librave dhe krejtė inventarit tė bibliotekės. Vėllimi prej 100.000 librave mė vonė ėshtė gjetur nga KFOR-i i hedhur gjuajtur nė disa lokacione pėrreth Prishtinės, tė pėrgatitur pėr transport dhe tė futura nė kuti kartoni me mbishkrimin "biblioteka" nė alfabetin cirilik. Biblioteka e Fakultetit Juridik ka nevojė pėr literaturė moderne juridike, si dhe nga shkenca tė tjera; pajisje elektronike, kompjutorė e tė ngjashme.

KFOS-i ėshtė duke marrė pjesė nė njė projekt i cili ofron literaturė themelore pėr Universitete. Projekti synon t’i ketė 40 tituj themelorė tė fushave tė ndryshme tė specializuara tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe. Titujt janė zgjedhur nė bazė tė kėrkesave dhe sugjerimeve nga fakultetet e Universitetit.

Ne e vizituam bibliotekėn e Shkollės sė Lartė pėr Trajnimin e Mėsimdhėnėsve ose Shkollėėn e Lartė Pedagogjike nė Gjilan, e cila nuk ishte dėmtuar gjatė luftės. Biblioteka ka 50.000 libra tė cilat janė tė paprekura, por koleksioni vuan prej mungesės sė ripėrtrirjes gjatė dekadės sė fundit. Dhomat e pajisjet janė relativisht tė mira duke pėrfshirė njė dhomė leximi me rreth 30 ulėse.

4.3 Bibliotekat publike

4.3.1 Rrethi i Prishtinės:

Prishtina, Podujeva, Gllogovci, Obiliqi, Fushė-Kosova, Lipjani, Shtimja

Rajoni i Prishtinės ėshtė mė i madhi edhe nė aspektin e shtrirjes gjeografike e edhe pėr nga numri i banorėve dhe pėrmban kryeqytetin e Kosovės. Gjendet nė pjesėn qendrore dhe lindore tė Kosovės dhe kufizohet me Republikėn Federative tė Jugosllavisė, tė Serbisė nė verilindje.

Bibliotekat komunale tė Prishtinės

Komuna e Prishtinės ka 17 biblioteka publike, ate kryesoren nė Prishtinė dhe 16 biblioteka degė nė dhe rreth Prishtinės: Pallati i Rinisė, biblioteka e "Pėrrallave", biblioteka letrare e shkollave, Hade, Mramor, Kaqikollė, Jugoviq, Barilevė, Llukar, Koliq, Hajvali, Llapla Sellė, Graēanicė, Ēagllavicė, Slivovė dhe Viti tė Marecit. Biblioteka kryesore e qytetit ka pasur rreth 58.475 libra dhe 16 bibliotekat degė kanė pasė 108.541 libra, gjithsejt 167.016 libra. "Dora e Zezė" serbe i ka djegur bibliotekat ne Hade, Koliq dhe nė Viti tė Marecit. Numri i librave tė shkatėrruar ėshtė dikund rreth 23.000. Sot nuk ka kontakte nė mes tė bibliotekės kryesore komunale dhe degėve nė fshatrat serbe, p.sh., nė Jugoviq.

Biblioteka kryesore komunale nė Prishtinė "Hivzi Sulejmani", pėrfshin dhomat e leximit pėr fėmijė dhe tė rritur. Me pėrjashtim tė dhomave tė leximit, pjesėt tjera janė nė gjendje tė keqe, me lagėshti dhe myk. Disa dritare janė dėmtuar nga goditja gjatė bombardimeve por janė riparuar, dhe serbėt i kanė marrė tė gjitha pajisjet teknike. Ekziston vetėm njė kompjuter pėr krejt rrjetin. Tash pėr tash, biblioteka kryesore, sė bashku me degėt e saj, ka libra nė katėr gjuhė dhe me kėtė sasi: 70.000 nė shqip, 37.000 nė serbisht, 3.000 nė turqisht dhe 1.1000 nė anglisht.

Para luftės, sistemi i bibliotekave nė Prishtinė kishte njė drejtor serb dhe 44 punonjės - 34 serbė dhe 10 shqiptarė, prej tė cilėve 19 punonin nė bibliotekėn kryesore. Tash ajo i ka 32 punonjės - tė gjithė shqiptarė - dhe edhe 19 punojnė nė bibliotekėn kryesore. Kėto shifra nuk i pėrfshijnė punonjėsit tė cilėt punojnė nė degėt qė gjenden nė vendet ku dominojnė serbėt.

Prej vitit 1992, ish-drejtori serb i bibliotekės, z.Dragolub Petroviē, nuk kishte blerė mė libra nė gjuhėn shqipe. Nė rafte ishin librat mė tė reja tė shtypur nė gjuhėn serbe, derisa ato nė shqipe dhe nė gjuhė tė huaj ishin mė tė vjetra. Librat nė gjuhėn serbe po mirėmbahen nė biblioteka.

Sipas z.Pireva, nevojat mė tė mėdha janė ripėrtrirja e koleksioneve, rindėrtimi i degėve tė dėmtuara tė bibliotekave, dhomat e reja pėr bibliotekėn kryesore dhe dhoma mė tė mėdha. Mungesa e librave nė gjuhėn shqipe ka bėrė qė tė bie numri i lexuesve, posaēėrisht nė mesin e fėmijėve. Para vitit 1992, regjioni kishte 15.000 lexues tė rinj tė regjistruar e tash vetėm 4.000 sish.

Sipas raportit tė znj.Tania Vivitsky nga Fondacioni Sabre, biblioteka kryesore e fėmijėve, e cila gjendet nė njė ndertesė qė i ėshtė dhuruar bibliotekės nga njė shkrimtar i njohur kosovar, ėshtė mirė e pajisur me mobile tė fėmijėve, mirėpo ėshtė mjaft e shkretė edhe me libra e edhe me dekorime muri (posterė etj.). Pėr shkak tė vėshtirėsive nė tė holla, tash kjo bibliotekė nuk mundet as tė ngjesė shenjė nė derė. Sipas Drejtorit, pėrparėsi pėr furnizime tė reja i jepet librave nė shqip, por edhe atyre nė anglisht e jo vetėm librave nė anglishte. Furnizimet mund tė jenė materiale tė ndryshme edukative nė anglishte si posterė, kashelashe, lodra etj. Tė pėrshtatshme pėr fėmijė parashkolorė dhe tė shkollave fillore dhe tė mesme. Pėr studentė dhe tė rritur, pėrparėsi nė libra tė dhuruara nė gjuhėn angleze kanė librat shkencorė, tė biznesit dhe ekonomisė si dhe romanet.

Biblioteka ia ka dorėzuar IOM-it njė dokument i cili i pėrshkruan nevojat mė tė mėdha tė rrjetit bibliotekar, i cili ka rezultuar nė njė bashkėpunim edhe me IOM-in edhe me KFOS-in, tė cilėt furnizojnė me libra fėmijėsh. 

Biblioteka Komunale e Gllogovcit

Sistemi i bibliotekės komunale nė Gllogovc ishte shumė i dėmtuar gjatė luftės. Biblioteka kryesore qė gjendet nė njė barakė druri buzė njė shkolle ėshtė gjuajtur me mortajė dhe ėshtė djegur, sigurisht dikund rreth 20 prillit 1999. Biblioteka kryesore kishte 32.000 libra prej tė cilave kanė mbetur vetėm 380. Komuna i ka pasur 7 biblioteka publike me gjithsejt 73.000 libra, duke i pėrfshirė 6 degė nė Tėrstenik, Komoran, Arllat, Sankoc, Baicė dhe Gradicė. Tri biblioteka, duke e pėrfshirė kryesoren, janė djegur dhe tri tė tjera janė dėmtuar rėndė. Janė shkatėrruar gjithsejt rreth 66.5000 libra. Raportohet se forcat serbe e kanė vrarė bibliotekistin Izet Elshani (48), baba i katėr fėmijėve, kanė djegur bibliotekėn me 9.5000 libra, ia kanė pėrzenė familjen me dhunė dhe e kanė djegur shtėpinė e Izetit.

Sot, nė fakt, komuna e Gllogocit ka vetėm njė bibliotekė me rreth 6.5000 libra. Sipas drejtorit tė Sektorit tė Kulturės dhe Sportit, z.Xhemė Binaku, ka plane pėr t’i hapur tri biblioteka prej tė cilave njėra ėshtė kryesorja. Sidoqoftė, ende nuk ka libra dhe ėshtė e pasigurtė nėse ka vend dhe ndėrtesė tė pėrshtatshme. Pėr mė shumė, ekziston edhe problemi i rrogave: sistemi bibliotekar punėson gjashtė punonjės bibliotekarė dhe vetėm njėri prej tyre ka marrė rrogė deri mė tash. Deri nė vitin 1991, biblioteka kishte 8 bibliotekistė, por atėherė u pėrjashtuan bibliotekistėt shqiptarė.

Ka nevojė tė madhe pėr fonde qė tė ndėrtohet libraria kryesore ose tė renovohen ndėrtesat e tashme, pėr tė gjėtur libra tė rinj, nė mėnyrė qė tė zėvendėsohen humbjet dhe qė tė blehen pajisjet dhe mobiliet.

4.3.2 Rrethi i Pejės

Peja, Istogu, Klina, Deēani, Gjakova

Rrethi i Pejės pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė pjesės Perėndimore tė Kosovės dhe kufizohet me Republikat Federale Jugosllave tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė veri dhe me Shqipėrinė nė jug.

Biblioteka komunale e Pejės

Para masave tė dhunshme tė Serbisė, komuna e Pejės kishte 6 biblioteka publike me 87.212 libra. Luftėn e kanė mbijetuar vetėm biblioteka e Pejės dhe dega e bibliotekės nė Gorazhdec, e cila shumicėn e librave i ka nė gjuhėn serbe. Katėr degė tė bibliotekės nė fshatrat Vitomiricė, Baran, Tėrstenik dhe Zahaq janė djegur nga serbėt dhe janė shkatėrruar 20.171 libra.

Biblioteka kryesore komunale nė Pejė, e cila ka pasur rreth 65.000 libra, e mbijetoi luftėn, edhe pse pjesė tė mėdha tė qytetit u shkatėrruan. Biblioteka gjendej nė Shtėpinė e Kulturės, por pas luftės kjo ndėrtesė u kėrkua nga UNMIK-u dhe tash nė te gjendet stacioni qendror i policisė sė UNMIK-ut. Librat e bibliotekės ruhen tė mbyllura nė njė dhomė nė katin e katėrt tė ndėrtesės. Nuk kemi pasur kohė tė shkojmė nė te, por i kemi parė disa mbeturina tė instrumenteve dhe librave nga Shkolla e Muzikės nė Pejė. Edhe pse mbahen nė dhoma tė sigurta, janė trajtuar dhe mbajtur pa kujdes dhe me siguri nuk do tė jenė shumė tė dobishme nė tė ardhmen.

Z.Marco Mayer, pėrgjegjės i UNMIK-ut nė Pejė pėr kulturė, na siguroi se rihapja e bibliotekės ėshtė njėri prej prioriteteve tė administratės sė UNMIK-ut dhe se ai ishte duke punuar nė gjetjen e vendit tė pėrshtatshėm pėr bibliotekė. Ėshte nė dispozicion njė vend me dy dhoma, por ky vend ėshtė duke u shqyrtuar edhe si vend i ri i Qendrės sė tė Rinjve. IRC-ja (Komiteti Ndėrkombėtar i Shpėtimit) ka treguar intersim pėr financimin e disa aktiviteteve kulturore nė Pejė, por si duket preferon Qendrėn e tė Rinjve. Pėrkundėr kėsaj, gjatė qėndrimit tonė nė qytet u mor vendimi pėr rihapjen e bibliotekės nė vend tė ri.

Ka nevojė tė madhe pėr fonde pėr ndėrtimin e njė biblioteke tė re ose pėr rikonstruktimin e njė ndėrtese tė pėrshtatshme. Vendimi pėr ta rihapė bibliotekėn me dy dhoma duhet tė shihet si i pėrkohshėm. Rikonstruktimi i vėrtetė duhet t’i pėrfshijė dhomat e leximit, bibliotekėn e fėmijėve, librat e ri, qasjen e lexuesve nė kompjuterė dhe pajisje e mobilie tė reja tė tė gjitha llojeve.

Z.Marco Mayer na i konfirmoi informatat tė cilat i kishim nga studimi i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare pėr bibliotekat nė Kosovėn Perėndimore (Deēan, Klinė, Istog dhe Gjakovė).

Biblioteka komunale e Gjakovės

Para masave tė dhunshme serbe me 1989, komuna e Gjakovės kishte 7 biblioteka publike, me gjithsejt 105.443 libra. Biblioteka kryesore kishte 42.913 libra, derisa degėt nė Skivjan, Rogovė, Biztazhin, Ponoshec, Brekoc dhe Cėrmjanė kishin 63.250 libra.

Biblioteka kryesore nuk ėshtė dėmtuar, mirėpo dy prej gjashtė degėve janė djegur, si duket nga "Dora e zezė" serbe nė prill ose maj tė 1999-ės. Njė prej kėtyre, nė Cėrmjan, gjendej nė njė shkollė fillore. Sot, Gjakova ka vetėm pesė biblioteka, me gjithsejt 83.061 libra. Numri i pėrgjithshėm i librave tė shkatėrruar ėshtė 22.382. Sot, funksionojnė vetėm tri degė tė bibliotekave.

Biblioteka kryesore komunale e Gjakovės gjendet nė katin e parė tė Shtėpisė sė Kulturės sė kėtij qyteti dhe ka dy dhoma tė hapura pėr publikun, njė dhomė leximi me 20-30 ulėse dhe njė dhomė ku mbahen librat. Biblioteka rinisi punėn me 1 shkurt 2000. Nė pėrgjithėsi, kanė shpėtuar tė gjitha librat dhe i vetmi dėm i bėrė ka qenė ērregullimi i dhomės sė leximit, por tash e dhjetė vjetė nuk ėshtė blerė asnjė libėr nė gjuhėn shqipe. Biblioteka mbante rreth 25.000 libra nė shqip dhe 15.000 nė serbo-kroatisht, por sot kanė mbetur vetėm 5.000 libra nė serbisht. Sipas drejtorit, z.Masar Peja, librat e tjerė i kanė marrė serbėt.

Z.Peja ėshtė caktuar drejtor nė vitin 1989, por nė vitin 1990 ėshtė transferuar nė pozitėn e rojės e mandej u pėrjashtua nga puna. Biblioteka kryesore tash punėson pesė persona - tė gjithė shqiptarė, por para luftės punonin me ndėrrime dy serbė dhe dy shqiptarė. Serbėt janė larguar me tė hyrė KFOR-i nė Kosovė, mė 13 qershor 1999.

Kur e pyetėm pėr bibliotekat e tjera nė rajonin e Gjakovės, z.Peja na tha se tė gjitha bibliotekat e shkollave fillore e kishin mbijetuar luftėn. Ai, po ashtu, na informoi se njė fabrikė vendore tekstili, po ashtu, kishte bibliotekėn e vet, mirėpo nuk dinte se nė ēfarė gjendje ishte ajo. Ai nuk kishte informata as mbi bibliotekėn nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike tė Mėsimdhėnėsve nė Gjakovė.

Z.Peja na foli pėr nevojėn e madhe pėr rafte tė librave, libra tė rinj e, po ashtu, libra nė gjuhė tė huaja (anglish, frėngjisht dhe gjermanisht), kompjutorė dhe pajisje tė tjera (biblioteka nuk ka telefon). Ka kėrkesė pėr libra pėr studentė tė shkencave tė ndryshme si kimia, ekonomia, teknika dhe mjekėsia. Studentėt janė shumė tė interesuar pėr libra nė gjuhė tė huaja. Sot shumica e lexuesve i sjellin librat e tyre kur vijnė nė dhomat e leximit. Ai tha se i kanė vizituar shumė OJQ, por deri mė tash nuk kanė marrė kurrfarė ndihmash.

Ai, po ashtu, na informoi se biblioteka kishte plane pėr hapjen e njė librarie tė vogėl pėrskaj hyrjes nė katin pėrdhesė, me qėllim tė shitjes sė librave me ēmim mė tė lirė dhe pėr tė siguruar fitime pėr bibliotekėn.

4.3.3 Rrethi i Mitrovicės

Mitrovicė, Leposaviq, Zveēan, Zubin-Potok, Skėnderaj, Vushtrri

Rrethi i Mitrovicės ėshtė mė veriori i Kosovės dhe kufizohet me Republikėn e Serbisė nė veri-perendmi, veri dhe verilindje. Rrethi tash ėshtė qartazi i ndarė nė pjesėn veriore tė dominuar nga serbėt, qė pėrbėhet prej komunave tė Leposaviqit, Zveēanit dhe Zubin-Potokut, dhe prej pjesės sė Mitrovicės nė veri tė lumit Ibėr dhe nė pjesėn jugore, ku banojnė shqiptarėt - pėrfshin Vuhtrrin, Skėnderjn dhe Mitrovicėn Jugore.

Biblioteka komunale e Mitrovicės

Biblioteka komunale e Mitrovicės gjendet nė jug tė lumit Ibėr, nė pjesėn e qytetit qė tash kryesisht ėshtė e banuar nga shqiptarėt. Prej vitit 1945 biblioteka ka funksionar si bibliotekė komunale dhe rajonale. Sistemi i bibliotekės komunale pėrbėhet prej bibliotekės kryesore dhe gjashtė bibliotekave tė rretheve ose degėve, dy prej tė cilave, ajo e Tunelit tė Parė dhe e "Trepēės", janė shkatėrruar nga serbėt gjatė luftės. Nė dhjetor, UNMIK-ut i ėshtė dorėzuar plani i rindėrtimit tė bibliotekės nė Tunelin e Parė. Para luftės vepronin vetėm tri degė tė bibliotekės.

Sot, biblioteka kryesore ka 117.206 libra; 62.995 nė shqip, 51.819 nė serbisht dhe 2.392 nė turqisht. Biblioteka e mbijetoi luftėn pa ndonjė dėmtim serioz nė vetė ndėrtesėn me 1.089 metra katrorė, edhe pse disa rafte mė tė vjetruara ranė pėr shkak tė shpėrthimit dhe dridhjeve tė njė eksplodimi afėr ndėrtesės. Gjatė luftės, serbėt morėn tė gjitha pajisjet teknike (telefonat, faksat etj.).

Drejtori i tashėm, z.Hajrulla Mustafa, ėshtė drejtori i parė joserb i bibliotekės. Ai e karakterizoi bibliotekėn si qendėr kulturore tė qytetit, meqenėse ėshtė institucioni i vetėm kulturor qė funksionon nė Mitrovicė – KB-ja tash ėshtė duke e pėrdorė ndėrtesėn e Shtėpisė sė Kulturės. Biblioteka ofron shėrbime pėr fėmijė dhe tė rinj, si dhe pėr profesionistė. Qysh prej luftės e kėtej biblioteka ka qenė nikoqire e 17 mbledhjeve dhe ngjarjeve tė ndryshme kulturore. Interesimi pėr lexim ėshtė duke u rritur dhe biblioteka tash ka mė shumė shfrytėzues se para luftės. Nuk ka mjaft libra pėr fėmijė. Biblioteka ofron shtypin ditor dhe shumė tė papunė vijnė nė tė pėr t’i lexuar gazetat.

Bibliotekės i duhen libra tė rinj nė shqip, serbisht, anglisht dhe nė gjuhė tė tjera evropiane. Njerėzit dėshirojnė tė mėsojnė gjuhė tė reja. Ka nevojė tė veēantė pėr literaturė profesionale nė gjuhė tė huaja.

Pas luftės ėshtė themeluar njė projekt bibliotekar (33.000 DM), me ndihmėn e Organizatės Humanitare "Shėrbimi i Komitetit i Miqve Amerikanė", i cili e mundėsoi pajisjen me 18.300 libra tė rinj.

Nė njė takim tė shkurtėr nė Shtabin rajonal tė UNMIK-ut nė Mitrovicė, z.Ahmad Shamsu Deen-Cole, zyrtar i Ēėshtjeve Qytetare pėr Kulturė i UNMIK-ut, nė pėrgjithėsi konfirmoi informatat qė i kishim nga studimi i BKU-sė mbi bibliotekat nė rajon. Rehabilitimi i duhet bibliotekave nė Vushtrri e posaēėrisht nė Skėnderaj. Ajo nė Mitrovicė ėshtė pak a shumė nė rregull dhe biblioteka nė Zubin-Potok duhet rehabilituar, sepse ėshtė viktimė e lėnies pas dore.

Biblioteka komunale nė Leposaviq

Bibliotekat komunale nė Leposaviq, nė enklavėn veriore serbe, janė relativisht tė padėmtuara. Sot, sistemi pėrbėhet prej bibliotekės nė vet qytetin, dy degė nė Leshak dhe Soēanicė dhe njė bibliotekė shkollore nė Vraēevė, qė i shėrbejnė njė pjese tė banuar me 15.000 njerėz.5.000 sosh jetojnė nė Leposaviq. Sot, 98 % e popullsisė janė serbė. Kanė ekzistuar tre fshatra shqiptare nė kėtė pjesė. Po ashtu, ka pasur njė degė biblioteke nė Banjė, por ajo nuk vepron mė. Numri i librave pėrfshin 13.500 libra; dega nė Leshak 5.392 dhe ajo nė Soēanicė 6.702. Furnizimet e reja i marrin nga Ministria Jugosllave e Kulturės, por nuk kanė hapėsirė. Biblioteka nuk ka pajisje teknike si fotokopjues, faks, kompjuter ose televizion.

Pas luftės nė qytet janė bartė tri institucione tė reja arsimore: Kolegji i Gjimnastikės dhe i Sporteve, Shkolla e Lartė e Ekonomisė dhe e Biznesit, si dhe Gjimnazi i Mėsimdhėnėsve. Nuk ka bashkėpunim me sistemet tjera bibliotekare. Para luftės, huazimet ndėrbibliotekare kanė qenė tė zakonshme, por mė nuk bėhen. Sistemi punėson 10 vetė; drejtorin, gjashtė bibliotekistė, dy nėpunės administratues dhe njė asistent. Dy bibliotekistė punojnė nė Soēanicė e njė nė Leshak. Bibliotekt kanė rreth 1.00 shfrytėzues tė regjistruar me pėrqindje tė madhe tė fėmijėve e tė rinjve (mė shumė se 50%). Ka rėnie nė huazime tė librave - prej 20.000 nė 15.000.

Biblioteka komunale nė Vushtrri

Deri nė vitin 1990 biblioteka komunale nė Vushtrri kishte 9 biblioteka publike, me 77.284 libra. Biblioteka kryesore kishte 34.000 libra derisa 8 degėt nė Maxhunaj, Dumnicė, Samadrexhė, Pantinė, Strofc, Duboc, Smrekonicė dhe Prelluzhė kishin diēka mė shumė se 43.000 libra.

Sot, funksionojnė biblioteka kryesore dhe 5 degė, edhe pse biblioteka kryesore i ka humbur mė shumė se 16.000 libra dhe janė djegur prej serbėve lokalė degėt nė Strofc e Duboc. Ėshtė shkatėrruar edhe ndėrtesa e bibliotekės nė Dumnicė, por disa libra kanė mbijetuar dhe mbahen nė njė klasė nė shkollėn e fshatit. Janė dėmtuar bibliotekat nė Smrekonicė dhe Prelluzhė. Gjithsejt, janė shkatėrruar rreth 38.000 libra dhe shumė inventar. Biblioteka nė Pantinė ėshtė rihapur vetėm nė shkurt tė vitit 2000.

Prelluzha ėshtė katund i dominuar nga serbėt etnikė, kėshtu qė drejtori z.Izet Aliu, nuk mund tė na jepte informata pėr shkak se nuk kishte kontakte me ta: "Nuk guxojmė tė shkojmė atje". Bibliotekistėt e bibliotekės kryesore thanė se kanė provuar tė flasin me kolegėt e tyre nė Prelluzhė, por ata nuk duan tė bashkėpunojnė.

Nė vitin 1992 shqiptarėt u pėrjashtuan nga biblioteka kryesore, por vazhduan tė punojnė nė sistem parallel, tė bazuar nė degėt e bibliotekave nėpėr fshatra. Sipas drejtorit, sistemi bibliotekar punėson 11 persona, 4 nė bibliotekėn kryesore dhe 7 nėpėr degė. Biblioteka kryesore gjendet nė Shtėpinė e Kulturės, por ėshtė shndėrruar nė njėsi tė pavarur administrative me 1 mars 2000. Udheheqėsia e re e Shtėpisė sė kulturės e ka aprovuar kėtė gjendje tė re.

Bibliotekave nė kėtė rajon u duhet rehabilitimi; objekte mė tė mira, mė shumė hapėsirė dhe dhoma leximi, libra tė rinj (janė shkatėrruar gati gjysma e librave) dhe kompjutorė.

Biblioteka publike e Skėnderajt

Para vitit 1990 komuna e Skėnderajt kishte 7 biblioteka publike me rreth 68.000 libra. Biblioteka kryesore kishte 20.000 libra, kurse degėt nė Likoc, Turizek, Runik, Klinė e Epėrme dhe Prekaz i Epėrm kishin 48.000 libra. Krejt degėt e kėsaj ane janė shkatėrruar nė njė masė nga "Dora e Zezė" serbe; vetėm dy ndėrtesa tė bibliotekave shpėtuan - tė tjerat janė djegur - dhe krejt librat janė zhdukur.

Biblioteka kryesore komunale e Skėnderajt ka shpėtuar me disa dėmtime tė vogla. Por, nuk funksionon. Biblioteka gjendet nė Shtėpine e Kulturės dhe administrohet nga ajo. Ndėrtesa ėshtė e re dhe moderne, por vuan pėr shkak tė viteve tė tėra tė lėnies pas dore. Kulmi rrjedhė dhe tė gjitha pajisjet dhe orendi janė marrė. Edhe pse i paprekur, koleksioni i librave ėshtė nė gjendje shumė tė keqe; disa libra janė dėmtuar nga uji, disa janė marrė e tė tjerat janė keqtrajtuar. Disa libra janė pėrdorė si gur hecjeje pėr tė kapėrcyer nėpėr ujė. IRC-ja (Internatioonal Rescue Committee) planifikon ta fillojė rehabilitimin e ndėrtesės kėtė verė dhe ka premtuar tė ndihmojė edhe me orendi tė reja. Sistemi bibliotekar sot punėson katėr persona.

4.3.4 Rrethi i Gjilanit

Gjilan, Shtėrpcė, Kaēanik, Viti, Ferizaj, Novobėrdė, Kamenicė

Rrethi i Gjilanit gjendet nė skajin juglindor tė Kosovės. Rrethi kufizohet me Maqedoninė nė jug dhe me Republikėn e Serbisė nė lindje.

Biblioteka komunale e Gjilanit

Para vitit 1990 komuna e Gjilanit kishte 14 biblioteka publike, me 167.562 libra. Biblioteka kryesore kishte pėrafėrsisht 74.000 libra (65 % nė shqip), derisa degėt nė Zhegėr, Pogragjė, Bresalc, Pėrlepnicė, Pasjan, Koretisht, Partesh, Budrikė e Ulėt, Dobėrēan, Cėrnicė, Malishevė, Llashticė dhe Shurdhan kishin 95. 546 libra.

Sot, komuna e Gjilanit ka 10 biblioteka qė funksionojnė me gjithsejt 116.832 libra. Biblioteka kryesore ėshtė hapur pas luftės, mė 21 qershor 1999. Katėr biblioteka nė kėtė komunė, ato tė Dobėrēanit, Cėrnicės, Malishevės dhe Shurdhanit janė shkatėrruar dhe mbyllur qysh nga viti 1990. Tri prej kėtyre degėve janė djegur, ndėrsa e katėrta nė Malishevė ėshtė mbyllur para 8 vjetėve dhe nuk ka qenė e mundur tė hapet. Kjo bibliotekė ka qenė e pėrzier - shqiptare dhe sėrbe - dh librat nė gjuhėn serbe prej saj janė dėrguar tjetėrkund. Katėr degė tė tjera nė Pasjan, Partesh, Budrikė e Ulėt dhe Koretishtė gjenden nė pjesėt serbe. Sipas drejtorit tė bibliotekės komunale, z.Shefki Osmani, ato janė nė rregull dhe veprojnė, por nuk mbajnė kontakte me sistemin bibliotekar komunal.

Biblioteka kryesore pothuajse nuk ka pėsuar asgjė - mungonin vetėm 2.000 tituj, por bibliotekat nėpėr katunde kanė humbur mė shumė se 64.000 libra nė gjuhėn shqipe. Qysh prej pėrfundimit tė luftės, degėt e bibliotekave kanė marėr 11.000 libra tė ri, por "jo ato qė i duan lexuesit", tha z.Osmani. Biblioteka kryesore ende mbanė libra nė shqip (64%), serbisht, turqisht dhe anglisht. Pothuajse gjithė titujt nė gjuhėn shqipe janė botuar para 1990-ės.

Biblioteka e Gjilanit nuk kanė marrė kurrfarė ndihmash prej OJQ-ve ndėrkombėtare, por kanė marrė ndihma nga ndėrmarrjet vendore, p.sh., nga kompania vendore "Kompakt". Sistemi bibliotekar i komunės sė Gjilanit ėshtė njėri prej mė funksionalėve nė Kosovė qė, pėrkundėr situatės sė vėshtirė, gjeti mėnyrėn t’ia dhurojė 1000 tituj bibliotekės nė Gllogovc.

Ka mungesė tė punonjėsve tė kualifikuar dhe punonjėsit e tashėm nuk janė paguar qysh prej se kanė nisur tė punojnė pas luftės. Biblioteka nuk ka njė dhomė tė mirė leximi dhe inventarė. Nuk ka as kompjuter, faks ose fotokopjues.

Biblioteka komunale e Ferizajt

Para vitit 1990, komuna e Ferizajt kishte 7 biblioteka publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore kishte 30.913 libra, derisa degėt nė Gaēkė, Kamogllavė, Talinoc tė Muhaxherėve, Nerodime, Babush dhe Shtėrpcė kishin 29.252 libra, por edhe kėtu janė shkatėrruar bibliotekat, duke pėrfshirė edhe ndėrtesat dhe librat. Komuna tash ka 2.700 libra pėr fėmijė (pėrpara kishte 10.705-gati 75% nė shqip) dhe 5.647 pėr tė rritur ( pėrpara kishte 20,208). Degėt e bibliotekave tash kanė vetėm 16.652 libra, gjithsejt. Degėt nė Shtėrpcė dhe Babush janė shkatėrruar e nė Nerodime librat janė zhdukur e ndoshta janė shkatėrruar.

Biblioteka kryesore ka vetėm njė dhomė leximi dhe nuk ka hapėsirė pėr fėmijė. Drejtoresha, znj.Servete Krasniqi-Hajrullahu, e cila ėshtė caktuar drejtoreshė pas luftės, na informoi se ėshtė duke u rindėrtuar dega nė Babush. Sistemi i bibliotekave punėson 10-11 persona - tre nė bibliotekėn kryesore. Asnjėri prej tė punėsuarve nuk ka marrė rrogė prej pas lufte, dhe prej vitit 1987 nuk janė sjellė libra nė gjuhėn shqipe.

4.3.5 Rrethi i Prizrenit

Prizren, Suharekė, Rahovec, Malishevė, Dragash

Rrethi i Prizrenit gjendet nė pjesėn mė jugore tė Kosovės dhe nė jugperėndim ėshtė i lidhur me Shqipėrinė me kufi malor e nė juglindje kufizohet me Maqedoninė.

Biblioteka komunale e Prizrenit

Para vitit 1990, komuna e Prizrenit kishte 8 biblioteka publike, me gjithsejt 82.293 libra. Biblioteka kryesore nė Prizren kishte 54.462 libra ndėrsa degėt dhe bibliotekat e kombinuara nė Zhur, Velezhė, Sredski, Lubizhdė, Piranė, Mamushė dhe Zym kishin 27.831 libra. Nė pėrgjithėsi, bibliotekat mbijetuan luftėn pa dėme tė mėdha, edhepse biblioteka nė Zhur, fshati mė i komunės, u dėmtua prej bombardimit tė NATO-s. Librat nga kjo bibliotekė kanė shpėtuar dhe tash mbahen nė bibliotekėn kryesore. Drejtori i Shtėpisė sė Kulturės, z.Dashnor Xėrxa, na informoi se po bėhen pėrpjekje pėr tė gjetur lokacion tė ri dhe pėr ta rinisur punėn e kėsaj dege tė bibliotekės. Janė shkatėrruar ose marrė, nga e gjithė komuna, gjithsejt 24.000 libra.

Biblioteka kryesore nė Prizren ėshtė themeluar me 1944 dhe ka rinisur punėn menjėherė pas luftės, mė 15 qershor 1999. Tah kjo bibliotekė mbanė 39.945 libra; 12.682 libra nė shqip, 22.216 nė serbisht, 5.382 nė turqisht dhe 79 nė gjuhėt e huaja. Nuk ka pasė furnizime tė reja gjatė dhjetė vjetėve tė fundit e edhe ata libra qė janė, janė nė gjendje tė keqe. Biblioteka kryesore gjendet nė Shtėpinė e Kulturės dhe ende administrohet nga ajo. Kuvendi komunal do tė vendose se a do tė bėhet biblioteka institucion i pavarur. Nė vitin 1991, shqiptarėt u pėrjashtuan nga bibliotekat, edhe pse disa ende punonin aty. Biblioteka nuk ka drejtor, pos njė serbi qė ka qenė drejtor ne vitet 1998-1999. Biblioteka tash ka tre bibliotekistė profesionistė tė punėsuar dhe z.Xėrxa sė shpejti do t’i kėrkojė edhe 2 ose 3. Sot, kjo bibliotekė mban rreth 18.000 libra. Degėt nė Velezhė, Lubizhdė dhe Piranė janė biblioteka tė kombinuara me ato shkollore e gjenden nė lokale tė shkollave. Biblioteka e Zymit ėshtė mbyllur me 1988, por ėshtė rihapur nė janar 2000, dhe tash udhėheqet nga njė bibliotekist profesionial. Tė gjitha degėt tjera drejtohen nga mėsidhėnėsit e shkollave dhe ende nuk funksionojnė. Biblioteka nė Mamushė, qė ishte bibliotekė turke, tash ėshtė e mbyllur por librat mbahen nė bibliotekėn kryesore. Sredski ėshtė katund etnik serb dhe biblioteka gjendet nė Shtėpinė e Kulturės. Kjo bibliotekė nuk ka kontakte me biblioteka e tjera nė komunė dhe z.Xėrxa nuk kishte informata mbi gjendjen e kėsaj biblioteke.

Z.Xėrxa vuri nė dukje nevojėn pėr lokacione tė reja tė degėve tė bibliotekave, nevojėn e gjithėmbarshme pėr libra tė ri dhe sė paku tre kompjutorė. Ai ia kishte dorėzuar kėrkesėn pėr njė gjenerator administratės sė UNMIK-ut dhe atij ia kishin premtuar shumėn prej gjithsejt 3.000 DM, por ende i mungonin 2.000 DM.

Z.Xėrxa, i cili ėshtė profesor nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike, na informoi se Fakulteti ka njė bibliotekė tė mirė, duke pėrfshirė edhe dhomėn e leximit, literaturės profesionale lidhur me fizikė, kimi, matematikė, pedagogji dhe letėrsi shqipe.

Biblioteka komunale e Malishevės

Para vitit 1990, komuna e Malishevės ka pasur pesė biblioteka publike, me gati 41.000 libra. Biblioteka kryesore kishte 13.000 libra, ndėrsa degėt e bibliotekės nė Kijevė, Bajė, Bellanicė dhe Lubizhdė, kishin 28.000 libra. Gjatė dhjetė viteve tė fundit, e sidomos gjatė luftės sė zhvilluar mė 1999, bibliotekat nė kėtė komunė faktikisht janė shkatėrruar pothuaj tėrėsisht. Sot, nė degėn e bibliotekės nė Kijevė kanė mbetur vetėm 1.096 libra, ndėrkohė qė tė gjitha bibliotekat tjera janė shkatėrruar.

Biblioteka kryesore komunale ishte djegur nė korrik tė vitit 1998 dhe tri degėt nė korrik tė vitit 1999. Njėsitė speciale serbe bartin pėrgjegjėsinė pėr djegien e shtėpive. Ata kanė shfrytėzuar njėsi tė ndryshme pėr qėllime tė ndryshme. Shtėpitė qė janė djegur nuk janė zgjedhur nė mėnyrė tė parregullt, ato nė tė cilat ėshtė dyshuar tė ketė zyre kanė pasur pėrparėsi. Kjo komunė ėshtė ndėr komunat mė tė dėmtuara sa i pėrket bibliotekave dhe librave tė bibliotekave, meqenėse si ndėrtesat, ashtu edhe librat dhe dokumentet, janė shkatėrruar.

Malisheva ka 60.000 banorė dhe konsiderohet tė jetė njėra prej pjesėve mė tė varfėra tė Kosovės. Nuk ka fabrika, shtėpi tė kulturės, madje komunės i mungojnė edhe kanalizimet. Kjo zonė ka qenė nėn kontrollin e UĒK-sė pėr tre muaj gjatė vitit 1998 dhe vetėm 3 prej 45 fshatrave ishin tė padėmtuara pas luftės. 21 shkollat e kėsaj ane, duke pėrfshirė edhe bibliotekat e shkollave, janė djegur - shkollat nė qytezė janė rindėrtuar, por mėsimi ende zhvillohet nė tenda nėpėr fshatra. Edhe shkolla e mesme, sė bashku me bibliotekėn, janė djegur. Ndėrmarrjet lokale gjithashtu kanė pasur biblioteka tė vogla profesionale, por ēdo gjė ėshtė djegur. Prefekti i Malishevės, z.Gani Krasniqi, tha: "Serbėt, jo vetėm qė nuk kanė investuar, por kanė shkatėrruar edhe ato pak gjėra qė kanė ekzistuar".

Autoritetet komunale kanė gjetur njė vend pėr njė bibliotekė tė re kryesore, por u nevojitet pėrkrahja e OJQ-ve dhe UNMIK-ut pėr t’i rivendosur shėrbimet bibliotekare.

Biblioteka komunale e Rahovecit

Para vitit 1990, komuna e Rahovecit ka pasur pesė biblioteka publike, me afro 49.000 libra. Biblioteka kryesore kishte 15.320 libra, ndėrsa degėt e bibliothekės nė Ratkoc, Krushė tė Madhe, Xėrxė dhe Hoēė tė Madhe kishin 33.786 libra. Biblioteka kryesore nė qendėr tė Rahovecit nuk ėshtė djegur, por ndėrtesa ėshtė nė gjendje tepėr tė keqe (kulmi lėshon ujin) dhe pothuaj tė gjitha librat janė shkatėrruar apo janė vjedhur. Biblioteka nuk ėshtė duke funksionuar dhe kolekcioni i vogėl i 1.200 librave tė mbetur nė gjuhėn serbokroate ėshtė deponuar nė shtėpinė e kulturės. Tri degėt e bibliotekės janė djegur krejtėsisht, ndėrkohė qė dega e katėrt e bibliotekės nė Krushė tė Madhe ėshtė biblioteka e vetme qė ende punon nė kėtė komunė.

34 fshatra nė kėtė zonė janė djegur dhe sipas prefektit, Agim Thaēit, i vetmi fshat qė ka shpėtuar ėshtė njė fshat serb. 10.226 shtėpi janė djegur. Ai planifikon t’i rihapė 10 biblioteka, duke pėrfshirė edhe biblioteka tė pėrziera shkollore dhe publike nė Qifllak, Drenoc, Malėsi tė Vogėl dhe Raposte. Koordinatori komunal pėr Kulturė, z.Fehmi Hoxha, na informoi se tė gjitha bibliotekat shkollore janė shkatėrruar, duke pėrfshirė edhe bibliotekėn e shkollės sė mesme me dy degėt nė Rahovec dhe Krushė tė Madhe.

Z.Hoxha po ashtu na informoi se ia ka pėrcjellur njė plan prej 118.000 DM pėr rehabilitimin e ndėrtesės dhe shėrbimeve tė saja THW-sė, njė OJQ-je gjermane, selia ballkanase e sė cilės gjindet nė Rahovec. Nė plan pėrfshihet muzeu, njė galeri e artit dhe rindėrtimi nė shkallė tė vogėl i bibliotekės (37.534 DM) ku parashihen riparimet nė objekt, dhomė tė leximit dhe orendi si dhe furnizimi me 3.500 libra tė fėmijėve, 3.00 librave pėr tė rritur dhe 100 librave tjerė shkencorė. Shtėpia e kulturės gjendet nė njė ndėrtesė tė ndėrtuar mė 1962, por mirėmbajtja e objektit ka qenė nėn ēdo nivel. Nuk ka rrymė, e as gjenerator. Ai ka kėrkuar nga autoritetet komunale qė ta ofrojnė njė ndėrtesė tė re pėr bibliotekė. "Kultura ėshtė pėrvojė, ne duhet tė investojmė nė kulturė, por nuk e kuptojnė tė gjithė rėndėsinė e kėsaj", pėrfundoi z.Hoxha.

Nuk ka staf profesional tė punėsuar nė bibliotekė, pėrveq bibliotekistit nė Krushė tė Madhe, z.Bajram Nalli, qė ėshtė edhe koordinator i shtėpisė sė kulturės. Biblioteka nė Krushė tė Madhe dikur kishte 12.000 libra (disa prej tė cilėve ishin nė gjuhėn serbe), por 6.000 libra apo 2.500 tituj kanė humbur. Shumica e librave janė shkatėrruar gjatė huazimit, sė bashku me shtėpitė e shfrytėzuesve tė bibliotekės. Z.Nalli kishte humbur 2 djemtė e tij, dy vėllezėr dhe pesė nipa nė masakrin qė serbėt kryen nė kėtė fshat, por prapė planifikonte t’i ruante librat nė gjuhėn serbe. Sot, biblioteka i shėrben 400-600 lexuesve. Biblioteka e z.Nallit dhe shtėpia e kulturės kanė pasur pėrkrahjen e ISC-sė (Qendrės Sociale Italiane). Kjo bibliotekė, e vetmja funksionale, sė shpejti do tė hiqet apo mbyllet pėr shkak se UNMIK-ut i nevojiten objektet pėr procesin e regjistrimit si pėrgatitje pėr zgjedhjet lokale nė vjeshtė.

4.4 Bibliotekat shkollore

Pjesa dėrmuese e bibliotekistėve me tė cilėt jemi takuar gjatė qėndrimit tonė nė Kosovė kanė lėshuar rrėnjė qoftė nė biblioteka publike apo akademike. Tė pyetur rreth bibliotekave shkollore ata zakonisht janė pėrgjegjur se ēdo shkollė fillore ka bibliotekėn e saj dhe se ato ishin tė padėmtuara dhe kishin mbijetuar luftėn. Kėto pėrgjigje kundėrshtohen me faktin se shumica e degėve tė bibliotekave publike tė shkatėrruara gjendeshin nė fshatra dhe shpesh kanė shėrbyer si biblioteka publike dhe shkollore njėkohėsisht. Pėrpos kėsaj, ėshtė e ditur se edhe nė statistikat zyrtare tė RFJ-sė nuk parashihet se ēdo shkollė ka pasur nga njė bibliotekė. Dhe, duke pasur parasysh sistemin arsimor tė Kosovės qė nga vitit 1998 - njė sistem i dominuar nga pala serbe dhe sistemi paralel jozyrtar shqiptar, pėr njė gjė tė tillė ka aq mė pak gjasa. Ata, si duket, mė shumė i referohen qėllimeve tė akteve ligjore, se sa fakteve tė vėrteta.

Kėto deklarata mund tė ndodhė tė jenė pasqyrim i brengosjes se pėrpjekjet potenciale pėr ndihmė dhe kontributet e donatorėve ėshtė dashur t’i drejtohen sektorit tė arsimit, nė vend tė institucioneve tė veta, apo thjesht mungesė e dijenisė sė vėrtetė sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje. Sido qė tė jetė, kjo vė nė pah nevojėn pėr komunikim dhe bashkėpunim mė tė mirė ndėrmjet sektorit tė kulturės dhe atij tė arsimit.

UNICEF-i ka vlerėsuar gjendjen e 1.058 prej gjithsejt 1.200 shkollave fillore dhe tė mesme nė Kosovė. 873 janė shėnuar pėr riparim - ndėrkohė qė 132 shkolla janė shkatėrruar tėrėsisht dhe duhet rindėrtuar plotėsisht. Sė bashku me kėto shkolla, janė shkatėrruar bibliotekat e shkollave.

Procesi i riparimeve tashmė ka filluar nė 271 shkolla, ndėrsa ka pėrfunduar nė 379 shkolla. UNICEF-i ka financuar punėn nė 35 shkolla, riparimi i tė cilave ka pėrfunduar, UNHCR-ja 96 dhe ECHO 111. Kryqi i Kuq dhe donacionet bilaterale pėrmes OJQ-ve dhe organizatave ndėrkombėtare kanė financuar mbetjen e shkollave.

Furnizimi me ujė dhe rrymė elektrike mungon nė shumė shkolla; WC-tė mungojnė ose janė nė gjendje tė keqe. Edhe mjetet e komunikacionit pėr rreth kėtyre shkollave duhet tė rindėrtohen, qarqe ku shumica e shtėpive janė nė gjendje tė pabanueshme. Pas vjedhjes dhe shaktėrrimit tė orendive dhe pajisjeve tė shkollave, shkollat kanė kėrkuar banka, karriga dhe tabela tė zeza dhe UNICEF-i ėshtė angazhuar nė disa projekte pėr dhėnien e ndihmave, duke pėrfshirė edhe pėrkrahjen e autoriteteve lokale nė pėrpjekjet e tyre pėr furnizim me libra shkollor.

Njė nismė e koordinuar, DESK-u (Disenjimi i njė Sistemi Arsimor pėr Kosovėn) ėshtė nė vazhdim e sipėr, me qėllim tė rindėrtimit dhe zhvillimit tė njė sistemi tė modernizuar arsimor. Pėr shkak tė shkatėrrimit tė tėrėsishėm si pasojė e luftės, nė fillim tė vitit shkollor 1999-2000 nuk ka pasur libra pėr mė se gjysmėn e njė milion nxėnėsve, sa vijojnė shkollat fillore dhe tė mesme.

Nėn udhėheqjen dhe kujdesin e UNMIK-ut, ėshtė themeluar njė Konzorcium pėr Libra Shkollorė pėr Kosovėn. Nė Konzorcium janė pėrfshirė disa prej donatorėve mė kryesorė: Qeveria Austriake / Zyra Federative, Qeveria Kanadeze / CIDA, Qeveria Daneze / DANIDA, Departamenti pėr Zhvillim Ndėrkombėtar, DFID / Mbretėria e Bashkuar, Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri Civile / KFOS, Plataforma por Kosova / Spanjė, Agjencioni Zviceran pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim / SDC, UNICEF-i dhe Departamenti - Zyra e Shteteve tė Bashkuara pėr Popullsi, Refugjatė dhe Migrim / BPRM. Projektin e kanė koordinuar KFOS-i dhe OSI i Budapestit, ndėrkohė qė librat janė shpėrndarė nėpėrmjet rrjetit tė Librit Shkollor, qė mbulon ēdo shkollė nė Kosovė.

Konzorciumi ka pasur sukses nė mbledhjen e mjeteve (afro 5 milionė marka gjermane) pėr shtypjen e 192 librave shkollorė nė gjuhėn shqipe, me qarkullim tė pėrgjithshėm prej 3.2 milionė kopjeve, si dhe librave shkollorė nė gjuhėn serbe, boshnjake dhe turke. Deri mė tash janė shtypur dhe shpėrndarė 131 tituj, nė pėrafėrsisht 2 milionė kopje tė veēanta. UNICEF-i nė Prishtinė po e mbėshtet edhe botimin dhe dėrgesėn e librave shkollor nga Sarajeva nė Kosovė pėr distribuim tė menjėhershėm nė mesin e nxėnėsve boshnjakė nė Kosovė.

EU-ja (Arsimi Ndėrkombėtar) ndihmon rindėrtimin e objekteve shkollore nė Kosovė. Arsimi Ndėrkombėtar ka filiale nė Republikėn Federative tė Jugosllavisė. SBASHK-u (Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencės dhe Kulturės nė Kosovė), njėra prej filialave, ka filluar tė sigurojė shėrbime arsimore pėr fėmijėt dhe rininė kosovare.

Sikurse bibliotekarėt, edhe mėsimdhėnėsit shqiptarė tė Kosovės, nuk kanė marrė paga qė nga vjeshta e vitit 1998, qė pėrfshinė periudhėn para, gjatė dhe pas intervenimit tė NATO-s. Njė program i implementuar me ndihmėn e UNICEF-it u ofron mjete mėsimdhėnėsve.

Pas caktimit tė standardeve ndėrtimore pėr rehabilitimin dhe ndėrtimin e shkollave, nė konsultim me UNESCO-n, UNICEF-i sė shpejti do tė fillojė tė kėrkojė partnerė nė mesin e OJQ-ve, pėr rindėrtimin e shkollave tė shkatėrruara tėrėsisht, me donacion prej 24.3 milionė dollarėve tė Qeverisė japoneze tė siguruar nėpėrmjet Fondit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Siguri tė Njeriut pėr njė program dyvjeēar. Do tė ndėrtohen gjithsejt 73 shkolla, duke pėrfshirė edhe disa shkolla tė reja. Rreth 300 shkolla do t’i kenė tė pėrmbushura mjetet dhe nevojat mė themelore, duke pėrfshirė ujin dhe nyjet sanitare, pasi qė me hulumtimin qė kreu UNICEF-i nė korrik tė vitit 1999 u dėshmua se 22 % tė shkollave nuk kanė ujė, se shumica e shkollave kanė nevojtore tė jashtme dhe vetėm disa prej tyre kanė nevojtore tė ndara pėr vajza dhe pėr djem. Me po tė njėjtin donacion do tė financohet edhe rrjeti prej 35 shkollave si mostėr, ku do tė zbatohen metoda tė avansuara tė mėsimit dhe planprograme moderne, duke pėrfshirė shkolla me nxėnės turk, serbė dhe boshnjakė. Pėrkrahja e autoriteteve arsimore nė Kosovė do tė financohet gjithashtu dhe, nė ndėrkohė, do tė mundėsohet edhe trajnimi i posaēėm pėr mėsimdhėnės tė fėmijėve me nevoja speciale.

Ka pėrpjekje nė kuadėr tė sektorit arsimor pėr ta zgjidhur edhe ēėshtjen e pajtimit dhe pluralizmit kulturor. Pas negociatave tė gjata, shkolla nė Janjevė mė nė fund ka pėrfshirė edhe nxėnės kroatė dhe romė, pėrveq atyre shqiptarė. Mėsuesit kroatė mbajnė orė nė tė njėjtėn kohė si mėsuesit shqiptar, vetėm se nė klasa tjera. Shkolla ka njė bibliotekė tė vogėl qė pėrfshinė libra nė gjuhėn shqipe, serbe dhe kroate.

OSBE-ja ka filluar njė projekt distribuimi mė 20 mars. Me atė rast, shkollave anėmbanė Kosovės u janė ndarė 10.000 libra pėr fėmijė. Kjo ide lindi para njė viti, kur mijėra njerėz ishin tė vendosur nėpėr kampe tė refugjatėve nė Maqedoni dhe Shqipėri, duke lėnė ēdo gjė pas nė Kosovė dhe me ē’rast fėmijėt e tyre patėn humbur mbarė literaturėn e tyre. Librat janė zgjedhur dhe financimin e bėri njė OJQ, Capanamor. Deri sa janė shtypur librat, kampet janė zbrazur. Ato libra tash janė tė paketuara nė pako gjashtėpjesėshe me drama, poezi, tregime tė shkurtėra dhe dy romane, dhe u jepen fėmijėve, pėr tė cilėt edhe janė paraparė dhe pėrgatitur. Tani, nė vend se t’u jipen fėmijėve nė kampe, dhuratat shprėndahen nėpėr klasat e shkollave tė Kosovės.

4.5 Bibliotekat fetare dhe koleksionet e librave

Misioni ynė nuk ka bėrė ndonjė analizė tė hollėsishme tė gjendjes sė bibliotekave dhe koleksioneve tė librave fetarė. Shkurtazi vizit